Humbja e Turpshme, por e Merituar, Është Fillimi i Fundit për Starmer!

Deputetja e Partisë Laburiste Catherine West ka kërcënuar se do të dalë kundër Kryeministrit si udhëheqëse. Kjo mund ta përfundojë Starmer-in brenda pak orësh apo ditësh.

Mund të ndihet autoriteti që po shteron nga Downing Street.

Ata që e pasojnë humbësin e madh nuk synojnë të jenë kandidatë seriozë për udhëheqjen e një partie politike. Por do të ishte e pamatur që Downing Street 10 të shpërfillte kërcënimin e deputetes së Hornsey dhe Friern Barnet, Catherine West, për të dalë kundër Keir Starmer si udhëheqëse e Partisë Laburiste, përveç nëse një ministër i lartë i kabinetit del përpara, për ta bërë këtë në vend të saj.

Jemi në fazën e rënies së ngadaltë të Kryeministrit britanik, ku deputetët pak të njohur, por të guximshëm, janë aq të frustruar nga këmbëngulja e tij për të mbetur në pushtet, saqë janë të përgatitur të vuajnë mosmiratimin e kolegëve dhe të nënshkruesve që kërkojnë largimin e Starmer, për të ndihmuar vallaha në ecjen përpara të partisë.

Që West nuk ka shpresë për sukses, apo edhe për të mbledhur 80 nominimet e deputetëve të nevojshëm për të shkaktuar një garë formale brenda Laburistëve, kjo është e parëndësishme. Ajo që ka rëndësi është se Partia Laburiste Parlamentare ka arritur në një pikë kthese jetësore nga e cila nuk mund të tërhiqet pa ndryshime të konsiderueshme.

Në vitin 1989, mbështetësit e kryeministres konservatore Margaret Thatcher gabuan po aq shumë kur e cilësuan Sir Anthony Meyer si një “gomar që ndjek”. Anëtari i vjetër, por i respektuar i parlamentit, nuk pretendoi kurrë të ishte diçka më shumë se një ofertë sakrifice, humbja e garantuar e së cilës në garën pasuese për udhëheqje do të ekspozonte të paktën shkallën e pakënaqësisë në partinë parlamentare ndaj udhëheqjes së znj.Thatcher.

Deputeti Anthony Meyer kandidoi si i ashtuquajturi “kandidat pasues” për udhëheqjen e Partisë Konservatore kundër Thatcher në vitin 1989.

Dhe ndodhqi që guximi i Sir Anthony, i hapi rrugën për sfidën e vitit të ardhshëm nga Michael Heseltine, një sfidues mjaft më serioz, i cili megjithatë ia detyronte një pjesë të vendosmërisë së tij shembullit të vendosur nga kolegu i tij më i vjetër. Në një formë apo një tjetër, në një formë rebelimi apo një tjetër, largimi është i pashmangshëm edhe pse kryeministrit aktual nguron të ikë nga detyra. Të gjithë kryeministrat e suksesshëm janë njësoj, kurse kryeministrat e dështuar, secili është unik në mënyrën e dështimit të tij/saj.

Starmer ka zgjedhur t’i përgjigjet rezultateve katastrofike (për Partinë Laburiste) të zgjedhjeve lokale dhe të decentralizuara, me një truk të çuditshëm dhe të pashpjegueshëm që përfshin emërimet e Gordon Brown dhe Harriet Harman, si të dërguar ndërkombëtar të financave dhe këshilltarë për të drejtat e grave, përkatësisht.

Është një veprim që i ka bërë deputetët, ministrat dhe vëzhguesit me përvojë të Westminsterit të kruajnë kokën. Spekulimet thonë dhe mendojnë se emërimet e Starmer ishin një zëvendësim për planet e braktisura për të kryer një riorganizim të madh të kabinetit, të cilin ai nuk mendon më, se ka autoritetin që personalisht ta ristrukturojë apo riorganizojë. Prezenca e ish kryeministrit laburist Gordon Brown, duket sikur qeveria do të ketë dy kryeministra paralelisht, njëri humbës i madh dhe tjetri “meremetues” i dëmeve, për fasadë.

por nga ana tjetër, prezenca e Gordo Brown tregon se koha për Kryeministrin po mbaron më shpejt sesa pritej. Dhe fakti që doli kandidate laburiste, deputete, që kërkon garë brenda partisë, kjo do të thotë se ky është fundi i Starmer.

Kryeministri aksidental Starmer, që iu besua udhëheqja e vendit, ndodhi të jetë i tillë, aksidental, sepse askush nuk e dinte vërtet se kush ishte, por më në fund e ka zbuluar veten, si një njeri krejtësisht i papërshtatshëm dhe i paaftë për formën qeverisëse dhe proçeset politike.

Kanë kaluar më pak se dy vjet frustrimi dhe shansesh të dyta, të treta dhe të katërta, që i janë dhënë të paaftit Starmer, por më në fund erdhi fillimi i fundit të karrierës kryeministrore të Keir Starmer.

Për hir të Partisë Laburiste – dhe më e rëndësishmja, të vendit – procesi i zëvendësimit duhet të bëhet siç duhet, pavarësisht se Starmer deklaron se nuk dëshiron të largohet, që vendi të mos kalojë në kaos.

Kjo është pjesa kur britanikët qeshin dhe binden edhe më shumë që Starmer përveçse i paaftë, është i rrezikshëm, për të mbajtur postin e kryeministrit.


Sources:
The Telegraph

Previous Story

Vladimir Putin Sugjeroi, Disa Orë Pas Paradës së Ditës së Fitores, se Luftës në Ukrainë “po i Vjen Fundi”!

Next Story

Qëndron pa 'VISA' në Britani, por Zgjidhet Deputet me Majtistët e Gjelbër!

Latest from Politikë