Presion mbi BE-në për Sanksione Ndaj Turqisë Nëse Voton për “Atdheun Blu” (Mavi Vatan)!

Eurodeputetët e PASOK-ut po i kërkojnë BE-së një reagim të menjëhershëm dhe sanksione të mundshme kundër anëtarëve të qeverisë turke, nëse miratohet një projektligj që shkel të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Sanksione ndaj anëtarëve të qeverisë turke, në rast se miratohet një projektligj me anë të të cilit Turqia do të pretendojë juridiksion detar në zonat e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, duke shkelur të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros, po kërkojnë eurodeputetët e PASOK-ut, Yiannis Maniatis, Nikos Papandreu, Sakis Arnaoutoglou dhe Nikolas Farantouris, në pyetjen e tyre me shkrim drejtuar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen, Kaya Kallas.

Pyetja e eurodeputetëve të PASOK-ut

Katër eurodeputetët e PASOK-ut shprehen konkretisht në pyetjen e tyre:

“Sipas raporteve të shtypit ndërkombëtar, qeveria turke po përgatitet të paraqesë një projektligj në Asamblenë Kombëtare Turke me qëllim pretendimin e juridiksionit detar në zonat e Egjeut dhe Mesdheut Lindor. Sipas informacionit të publikuar, projektligji i lartpërmendur pritet të bazohet në pretendimin e pabazuar ligjërisht se ishujt nuk mund të kenë një shelf kontinental dhe një ZEE, gjë që është në kundërshtim të plotë me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), e cila është pjesë integrale e Acquis Europiane, si dhe me jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.”

BE pritet të reagojë në nivelin e lartë përfaqësues, por më pas edhe në nivel grupesh politike dhe deputetësh, lidhur me këtë që po ndodh me dy anëtarët e saj.

Projektligji Mavi Vatan mesa duket do të sjellë në përballje frontale Bashkimin Europian me Turqinë, kurse Greqinë dhe Qipron ndoshta e çon edhe në konflikt të armatosur.

Të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros

Duke marrë parasysh se një projektligj i tillë do të shkelte drejtpërdrejt të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros, dy shteteve anëtare, duke krijuar një fushë të re tensioni në rajonin e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, Përfaqësueses së Lartë i drejtohen pyetjet:

  1. A është ajo në dijeni të qëllimit të qeverisë turke dhe si e vlerëson atë?
  2. Çfarë hapash specifikë do të ndërmarrë ajo për të parandaluar paraqitjen dhe miratimin e këtij projektligji specifik?
  3. A ka ndërmend t’i propozojë Këshillit vendosjen e sanksioneve kundër anëtarëve të Qeverisë Turke që propozojnë një projektligj që shkel të drejtat sovrane të dy Shteteve Anëtare të Unionit dhe është plotësisht në kundërshtim me acquis europiane dhe të drejtën ndërkombëtare?

Sources:
To Vima
Ta Nea

Previous Story

Qëndron pa 'VISA' në Britani, por Zgjidhet Deputet me Majtistët e Gjelbër!

Next Story

Na Erdhi Një Luftë në "Oborr": Ukrainasit po u Bëjnë Pritë Anijeve Ruse në Mesdhe me Ndihmën e Turqve & Britanikëve!

Latest from Politikë