Zjarr i Madh në Një Depo Pranë Aeroportit Charles de Gaulle në Paris

Re tymi e dukshme nga shumë kilometra larg.

Një zjarr në një depo pranë aeroportit Charles de Gaulle në Paris shpërtheu të shtunën në mbrëmje dhe shpejt shkaktoi një re të dendur tymi që ishte e dukshme nga disa kilometra larg.

Sipas gazetës Le Parisien, e cila citoi zyrtarët vendas, nuk pati të lënduar në zjarr dhe fluturimet nuk u prekën.

Ende nuk janë bërë të njohura shkaqet dhe dëmet, por dihet që nuk ka të lënduar dhe viktima, teksa hetimet vazhdojnë. Në këto kohë të tensionuara, çdo ndodhi e tillë shikohet me syrin e dyshimit, që mund të jetë akt i qëllimtë.


Sources:
Le Parisien

Previous Story

Ndotje Mjedisore në Gjirin Persik - Derdhje Nafte Pranë Ishullit Kharg që Tejkalon 50km Katrorë

Next Story

Vladimir Putin Sugjeroi, Disa Orë Pas Paradës së Ditës së Fitores, se Luftës në Ukrainë “po i Vjen Fundi”!

Latest from Politikë