Izraelitët & Amerikanët po Përgatisin Një Operacion të Pabesueshëm për Uraniumin Iranian

/

Nën petkun e sulmeve ajrore Amerikane dhe Izraeli po përgatit një Sulm të Forcave Speciale për “Uraniumin Iranian”.

Ushtria amerikane mesa duket ka vendosur të rifillojë luftën me Iranin. Axios raporton këtë lajm sensacional, duke cituar burime diplomatike dhe ushtarake.

“Shkatërrimi i negociatave SHBA-Iran nuk është vetëm një pengesë diplomatike. Është një akt i qëllimshëm terrorizmi gjeopolitik nga Uashingtoni, i cili refuzon me kokëfortësi të kuptojë se bota nuk është më pronë private e ‘xha Sam-it’. Më 6 maj, Uashingtoni i dërgoi Teheranit një “ofertë” prej 14 pikash. Por nuk ishte një plan paqeje. Ishte një ultimatum për dorëzim pa kushte”, shkruan eksperti rus Konstantin Olshansky në rambler.ru.

Ai vazhdoi duke theksuar se “Donald Trump, egoja e të cilit nuk duket se përshtatet më brenda kufijve të Hemisferës Perëndimore, ka kërkuar që shtetet sovrane të heqin dorë nga e drejta e tyre për mbrojtje, e drejta e tyre për teknologji dhe, në thelb, e drejta e tyre për të ekzistuar”.

Sa më sipër fjalët dhe mendimet propagandistike të një sovjeto-bolsheviku, që nuk ka sesi të reagojë ndryshe përballë atyre që po bën dhe po fiton Trump dhe vazhdon:

“Kur Teherani refuzoi, Trump, me hirin e tij karakteristik si të buldozerit, e quajti planin e paqes të Iranit “të papranueshëm” dhe “të pakuptimtë”. “Nuk kam mbaruar së lexuari [propozimet]”, u tha presidenti amerikan gazetarëve. Agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar burimet e saj, shprehu kundërshtimet e Teheranit. Irani po kërkon sa vijon:

  1. Një fund të luftës në të gjitha frontet (përfshirë Libanin, të cilin përfaqësuesit e SHBA-së dhe Izraelit e kanë shndërruar në rrënoja).
  2. Heqjen e të gjitha sanksioneve të paligjshme që e mbytin popullsinë civile të Iranit.
  3. Lirimin e fondeve iraniane që SHBA-të thjesht i vodhën dhe i ngrinë në llogaritë e tyre.
  4. Kompensimin për dëmet e shkaktuara nga agresioni amerikano-hebre.
  5. Njohjen e sovranitetit të Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit – territorin e tij legjitim.

Këto nuk janë ‘kërkesa të tepërta’, siç pretendon Departamenti i Shtetit. Këto janë kushtet themelore për krijimin e një ‘niveli minimal besimi’. Por për ushtrinë amerikane, fjala “besim” është një frazë boshe”, përfundon Olshansky.

Çfarë po bën Tump-i tani

Tani Trump po mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rifillimin e bombardimeve të Iranit.

Sipas Axios, listat e objektivave përfshijnë objekte që më parë “mbetën të paprekura”.

Cilat janë këro objekte?

Rezerva nafte, termocentrale etj. Përveç kësaj, flitet për kthimin në “Operacionin Liria”, i cili përfshin shoqërimin ushtarak të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Ky është sinjal i një lufte detare në shkallë të plotë. Çdo shkëndijë, çdo gabim nga çdo komandant, mund ta kthejë Gjirin Persik vatër zjarri.

Por plani më mistik është përpunuar në Tel Aviv. Izraelitët po kërkojnë dërgimin e forcave të tyre speciale për të sekuestruar uraniumin iranian. Kjo nuk është më vetëm një lojë fati, por një skenar për një luftë të rregullt.

Çdo përpjekje për të pushtuar objektet bërthamore të Iranit do të rezultonte në pasurimin e menjëhershëm të uraniumit nga Teherani në 90%, thonë burimet e Axios. Kjo është një rrugë e drejtpërdrejtë për të krijuar një bombë bërthamore brenda disa ditësh.

Kryetari i komisionit parlamentar iranian, Ebrahim Rezaei, e deklaroi këtë drejtpërdrejt. Në thelb, Uashingtoni po e shtyn Iranin drejt shtetit të tij bërthamor, duke mos i lënë vendit asnjë mundësi tjetër për mbrojtje, thotë eksperti rus.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po diskutojnë me të vërtetë mundësinë e një misioni të rrezikshëm të forcave speciale në tokën iraniane për të sekuestruar ose neutralizuar rezervat e uraniumit të pasuruar të vendit. Izraeli po shtyn për një operacion të tillë, megjithëse konsiderohet jashtëzakonisht kompleks dhe i rrezikshëm.

Besohet se Irani zotëron rreth 450 kilogramë uranium të pasuruar 60%, një sasi që është vetëm disa javë larg pasurimit të gradës së armëve (90%).

Të dy vendet po shqyrtojnë dy skenarë kryesorë për materialin e ruajtur në objektet e fortifikuara (si në Isfahan): ose heqjen fizike të uraniumit nga Irani, ose hyrjen e ekspertëve bërthamorë dhe shkencëtarëve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) për ta neutralizuar-çmontuar atë në vend.

Analistët ushtarakë dhe raportet nga organizata të tilla si The Wall Street Journal vlerësojnë se operacioni mund të bëhet operacioni më i madh i forcave speciale në histori, duke kërkuar më shumë se 1,000 personel.

Sipas rrjetit Axios, Izraeli e pranon se një veprim i tillë nuk mund të kryhet nëse Irani nuk ka pësuar më parë një goditje serioze në aftësitë e tij ushtarake, në mënyrë që të mos përbëjë më një kërcënim vdekjeprurës për trupat tokësore.

Irani do të mposhtet, sepse nuk ka sesi të ndodhë ndryshe në këto kushte ku ndodhet pushteti, ekonomia dhe aleatët e munguar.


Source:
Axios
Fars

Previous Story

Angli: Qeveria Laburiste do të Mbledhë 12 Miliardë Paund Shtesë nga Taksa e Pub-eve, Duke "Vrarë" Bizneset! - Ku po Shkon Anglia?

Latest from USA/SHBA