Antonis Samaras Krijon Partinë e Re të Djathtë Greke – Tronditet Nea Dimokratia – Rrëzoi Dikur Atin, po Rrëzon edhe Birin!

/

Vendimi është marrë tashmë dhe largimi i tij nga Nea Dimokratia do t’i kushtojë shumë shtrenjtë partisë së Kyriakos Mitsotakis.

Antonis Samaras, ish kryeministri dhe ish kryetari i partisë Nea Dimokratia, do të shpallë shumë shpejt vendimet për themelimin e partisë së tij, të një formacioni politik thellësisht të djathtë.

Vendimi është marrë tashmë dhe ai do të kandidojë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme me qëllim mbledhjen e një përqindjeje të konsiderueshme dhe do ta marrë këtë përqindje kryesisht nga votuesit e djathtë të pakënaqur nga Mitsotakis, por edhe nga parti të tjera të djathta dhe të qendrës, teksa është një figurë që ngjall besueshmëri dhe ka treguar në karrierën e tij politike, që i ka dalë hapur kundër, çdo taktike apo konstilacioni politik, që nuk ka qenë në interes të Greqisë dhe popullit grek.

Dikur rrëzoi nga pushteti ish kryeministrin Konstantinos Mitsotakis, në qeverinë e të cilit ishte Ministër i Jashtëm, tani po rrëzon edhe birin e tij, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Politika greke

Në Greqi muajt e fundit janë formuar edhe parti të tjera të reja politike, por rasti i Antonis Samaras është krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët, është unik për nga formacioni dhe përbërja, pas një mbështetje të dhënë publikisht edhe nga ish kryeministri dhe ish kryetari tjetër i partisë Nea Dimokratia, Kostas Karamanlis.

Përballë dyshes Samaras – Karamanlis, Kyriakos Mitsotakis është “i vogël” për të qenë pretendenti për kryeministër, teksa e di mirë që nga radhët e Nea Dimokratia do të jenë me dhjetëra mijë ata që do i bashkohen dyshes Samaras-Karamanlis.

Mbështetja në përpjekjen politike të Antonis Samaras, nga ish kryeministri Kostas Karamanlis është e një rëndësie të madhe dhe të veçantë për votuesit e partisë Nea Dimokratia, që ndihen të krahut të djathtë dhe jo të qendrës së djathtë apo të qendrës, ku dhe i ka pozicionuar Mitsotakis në këto 7 vite.

Ajo që është e sigurtë është se Nea Dimokratia do të vihet nën një presion shumë të madh, që nga momenti që Antonis Samaras “shkurton” vota nga “depozita” e saj e pastër zgjedhore, si dhe e djeg ND-në nga pragu prej 25%, mbi të cilin partia e parë mund të fitonte bonusin e vendeve ekstra në parlament.

Në të djathtën greke asgjë nuk do të jetë si më parë dhe në politikën greke gjithashtu asgjë nuk do të jetë si më parë.

Greqia shumë shpejt do të kalojë në zgjedhje të parakohëshme për një seri arsyesh, ndoshta në vjeshtën e këtij viti.

Ndodhi ajo që i frikësohej më shumë Mitsotakis, dyshja Samaras – Karamanlis po kërkojnë drejtimin e të djathtëve në një formacion të ri politik dhe më pas, drejtimin e qeverisë greke. Nuk ka më asnjë shpresë për Mitsotakis dhe klanin e tij, nuk ka më shpresë për globalistët e Europës, që deri më sot Athinën e kishin në “vathë”!

Me daljen e Samaras dhe Karamanlis në formacion të ri politik të djathtë, aromë Trump-izmi mbulon politikën greke përgjithësisht dhe atë të djathë në veçanti.


Source
Estia Greece

Previous Story

Irani po Luan me "Zjarrin" - Tre Dronë Kryen Sulm Pranë Centralit Bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe

Next Story

Tërmet me Magnitudë 5.2 Ballë Trondit Guangxi në Kinë: Mijëra të Evakuuar, Dy të Vdekur (video)!

Latest from Greece (Greqi)