Sipas raportimeve, ushtarët izraelitë hipën në një anije flotiljeje që transportonte ndihma humanitare për në Gaza, duke e uzurpuar atë për të mos lejuar veprime të mëtejshme dhe lundrim të saj drejt Gazas.
Ushtarët izraelitë sulmuan të paktën një prej anijeve të Flotiljes Globale Sumud, që po përpiqej të transportojë ndihma humanitare në Gaza, mendohet në ujërat pranë Qipros.
Incidenti ndodhi si pjesë e operacionit të flotiljes që synonte dërgimin e furnizimeve në Rripin e Gazës së bllokuar, një tentativë e përsëritur kjo, që gjithmonë nuk është lejuar nga izraelitët.
Nuk janë publikuar ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen e personave në bord ose shkallën e saktë të operacionit. Por siç dihet nga eksperienca e rasteve në të shkuarën, anijet kthehen në vendin nga u nisën, me një stacion të ndërmjetëm Greqinë.
Source:
Npress Greece


