Sipas përditësimit të ministrisë nëpërmjet Telegram, ekipet në Kiev po punojnë për të vlerësuar dëmin dhe për ta riparuar atë pas sulmeve të dronit rus.
Rreth 100,000 familje në Kiev dhe në periferi të kryeqytetit ukrainas mbetën pa akses në internet për shkak të sulmeve nga dronët rusë ditën e hënë, siç njoftoi Ministria e Transformimit Dixhital të Ukrainës.
Një breshëri dronësh rusë shkaktoi ndërprerje të internetit në pjesë të Kievit dhe vonesa në qarkullimin e trenave u bë problematikë e madhe për banorët, pasi u goditën qendra të dhënash “Data Center” dhe linja transporti.
Ofruesit e shërbimit “Pavutyna” dhe “UTELS” raportuan ndërprerje, ndërsa ekipet po punojnë për rikthimin e shërbimit që ka paralizuar pjesë të mëdha të kryeqytetit ukrainas.

Source: KyivPost


