Teheran: “Shikoni qiellin sonte”!
Media iraniane flet për Operacionin “Premtimi i Vërtetë 5” pas sulmit të ri të Izraelit ndaj Libanit.
Zëdhënësi i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit iranian, Ebrahim Rezaei, kërcënoi Izraelin me hakmarrje pas sulmit që ata nisën kundër Hezbollahut në Bejrut.
“Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri dhe dhimbje sulmit të regjimit zionist në Dahiya (periferi jugore të Bejrutit). Ky qen i tërbuar duhet të vijë në vete dhe të kthehet në vendin e tij. Sonte, shikoni qiellin e territoreve të pushtuara”, shkroi Rezaei në një postim në X.
Forcat e armatosura izraelite goditën sot ndërtesat e komandës terroriste në lagjen Dahiya, e cila konsiderohet një fortesë e Hezbollahut, në përgjigje të zjarrit të organizatës kundër territorit izraelit, thanë në një deklaratë të përbashkët kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz.
BREAKING 🔴
— Open Source Intel (@Osint613) June 7, 2026
Iran promises to Strike Israel.
Rezaei, spokesman for Iran’s parliamentary National Security Committee: “The Zionist regime will face a painful and decisive response for its attack on Dahiyeh. Watch the skies over the occupied territories tonight.”
Source: Open Source Intel (X)


