Lavrov kundër Kallas: “Nuk e di sesi e tolerojnë. Ajo është një turp dhe qesharake”!
“Ajo tha se Rusia kishte filluar 19 luftëra në 100 vitet e fundit!”
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në deklaratat e tij, kritikoi ashpër Zëvendëspresidenten e Komisionit Europian, Kaia Kallas, duke thënë literalisht se: “Nuk e di sesi e tolerojnë”!
“Kaia Kallas tha se Rusia kishte filluar 19 luftëra në 100 vitet e fundit, pa llogaritur vendet afrikane”, tha fillimisht Sergei Lavrov.
“Si e tolerojnë një person që nuk e ka idenë se çfarë thotë, kjo është një zëvendëspresidente qesharake, thjesht nuk e di sesi ndodh të jetë në atë pozicion. Është turp dhe qesharake”, shtoi ai.
Kjo gjuhë e ashpër dhe ofenduese e Ministrit të Jashtëm rus, ende nuk ka marrë një kundërpërgjigje nga Komisioni Europian, por kritika me fjalët fyese dhe tejet kritike, bazohen në një seri gabimesh dhe gafash që Kallas ka bërë gjatë kohëve që mban këtë post të rëndësishëm për Unionin.
Source: RT Telegram


