Garda Revolucionare: “Një Javë Sulmesh të Vazhdueshme Ndaj Izraelit Fillon”!

Ata njoftuan se kanë lëshuar raketa balistike kundër bazës ajrore Ramat David në Izrael.

Garda Revolucionare njoftoi, nëpërmjet postimit të saj, se ka lëshuar raketa balistike kundër bazës ajrore Ramat David në Izrael, duke theksuar gjithashtu se “një javë sulmesh të vazhdueshme ndaj territorit izraelit, fillon”.

Baza ndodhet rreth 20 kilometra nga qyteti i Haifës, në Izraelin verior.

Së fundmi, garda Revolucionare e Republikës Islamike deklaroi se baza ajrore izraelite ishte “burimi i sulmeve” të nisura kundër Libanit jugor dhe periferive jugore të Bejrutit.

Mesa duket, bazuar në sulme dhe deklarata, rifilloi lufta dhe në luftë paralele po përfshihet tërësisht Libani.

Pritet tani qëndrimi i Shteteve të Bashkuara dhe Ushtrisë Amerikane që qëndron në Lindjen e Mesme, në gadishmëri, siç deklarohet nga zyrtarët e lartë të Pentagonit.


Source: IRIB (X)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lavrov Kundër Kallas: "Nuk e Di Sesi e Tolerojnë" - Çfarë Epitet Përdori Lavrov për Kallas?

Next Story

Bullgaria Hyri në Euro - Ja Çfarë po i Kërkon BE-ja për Taksat & Nivelin e Tyre, Tani që Është në Euro!

Latest from WAR

0 0,00