Si u interpretua lëvizja e Kancelarit Gjerman!
Me një dhuratë simbolike për Donald Trump, Kancelari Gjerman Friedrich Mertz mbërriti në Francë për samitin e G7, duke zgjedhur një fanellë të ekipit kombëtar gjerman të futbollit me emrin e presidentit amerikan dhe numrin 47.
Numri konsiderohet si një referencë për faktin se Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, me lëvizjen që perceptohet si një gjest simbolik afrimi në kuadër të Samitit.
Takimi zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit janë të tensionuara, me vendet europiane që kërkojnë koordinim më të mirë me Shtetet e Bashkuara për çështje kritike të politikës dhe sigurisë ndërkombëtare.
Takimi zhvillohet gjithashtu në një kohë kur presidenti Trump nuk është kurrsesi dakort me politikat majtiste të shteteve europiane dhe me regjimin e BE-së, çensurën, luftën në Ukrainë, si dhe shumë çështje të tjera, me epiqendër migracionin e paligjshëm dhe politikat ekonomike.
Edhe pse dhurata e Kancelarit Gjerman është interpretuar si një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me presidentin amerikan, nëse do të japë rezultate politike mbetet për t’u parë në të ardhmen e afërt.
Source: NIUS


