Rrëzohet Një B-52 në Kaliforni: Tetë Personel të Forcave Ajrore Amerikane Ishin në Bord – Asnjë i Mbijetuar

/

Ushtria amerikane njoftoi se tetë personel të Forcave Ajrore ishin në bordin e një bombarduesi strategjik B-52 Stratofortress që u rrëzua, menjëherë pas ngritjes nga një bazë në Kaliforni, duke shtuar se provat fillestare tregojnë se nuk ka të mbijetuar.

B-52 ishte planifikuar të kryente një “mision testimi rutinë” dhe kishte “tetë persona në bord” kur u rrëzua menjëherë pas ngritjes në orën 11:20 të paradites (ora lokale), me “prova fillestare që tregojnë se askush nuk mund t’i kishte mbijetuar rrëzimit”, tha në një njoftim për shtyp Krahu i 412-të i Testimit, nga Baza Ajrore ‘Edwards’.

Kjo është një humbje e konsiderueshme për luftarakët bombardues amerikanë, që ka ngjallur shqetësim në radhët e Pentagonit. Ende nuk janë bërë me dije arsyet e rrëzimit.


Source: Status-6 (War & Military News)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Presidenti Putin Telefonoi Presidentin Trump - Pse & Çfarë Diskutuan?

Next Story

PALU, Indonezi - Një Tërmet me Magnitudë 6.7 Ballë Shkundi Ishullin

Latest from USA/SHBA

0 0,00