Donald Trump i Dha Një “Urdhër” Izraelit për Armëpushim në Liban

/

“Pres respektimin e marrëveshjes”, shkruan Trump në Truth Social.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj paqes, i inkurajojmë të gjithë të respektojnë angazhimet e tyre!”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se SHBA-të presin një “armëpushim të plotë në të gjitha frontet”, përfshirë atë të Libanit.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj paqes dhe ne i inkurajojmë të gjithë në Lindjen e Mesme të respektojnë angazhimet e tyre për të lejuar që negociatat tona të ecin pa probleme”, tha Trump në një postim në Truth Social, një ditë pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund luftës.

Në këto qëndrime të Trump-it kanë dalë zbuluar të gjithë ata që pretendonin deri më sot se Netaniahu ishte padroni dhe presidenti amerikan ishte vasali që zbatonte urdhëra.

Strategjitë e politikës së jashtme amerikane nuk varen, as nuk ndikohen, as edhe nuk hartohen nga të tjerë (të huaj), përveçse nga presidenti dhe administrata e tij, në interes të popullit amerikan.


Source: Donald J. Trump (Truth Social)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ukraina Sulmoi Moskën Brenda Qytetit - Digjet Rafineria Pas Bombardimeve (video)

Next Story

Bombarduesit rusë janë në ajër duke u drejtuar për në Kiev - Shpagim për Sulmin në Moskë

Latest from USA/SHBA

0 0,00