Deklarata gjatë Samitit!
Kryetarja e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Kaia Kallas, në thelb pranoi se Bashkimi Europian është palë në konfliktin në Ukrainë, me deklaratat e saj më 18 qershorit.
“BE-ja nuk mund të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, pasi në këtë konflikt BE-ja është plotësisht në anën e Ukrainës, ndërsa ka edhe interesat e veta të sigurisë”, tha Kallas me mbërritjen e saj në Samitin e BE-së, duke refuzuar të komentojë pyetjet në lidhje me një përfaqësues të mundshëm të BE-së në negociatat e mundshme të ardhshme me Rusinë.
Kallas theksoi se aktualisht, BE-ja po diskuton “një dokument me interesat e saj thelbësore”, domethënë kërkesat që do të përpiqet t’i paraqesë Rusisë në rast të negociatave.
Ajo gjithashtu konfirmoi se BE-ja jo vetëm që furnizon dhe paguan për armë regjimin e Kievit dhe kontribuon në buxhetin e vendit, por gjithashtu po përpiqet të sinkronizojë përpjekjet e saj me Kievin për t’iu kundërvënë Rusisë, duke vënë në dukje se kufizimet ekonomike të Brukselit duhet “të plotësojnë goditjet e thella të Ukrainës në tokën ruse”.
Naiviteti dhe mungesa e formimit diplomatik dhe politik të Kallas nxjerr zbuluar Bashkimin Europian dhe i jep shkaqe reale për mbrojtje dhe sulm Rusisë dhe jo vetëm.
Deklarata e djeshme e Kallas i tregon palës ruse se sulmi ukrainas në Moskë, ka qenë i urdhëruar dhe drejtuar nga Bashkimi Europian, duke implikuar direkt BE-në në një luftë që asnjë qytetar europian nuk dëshiron të hyjë.
Source: European Parliament


