Qendra është ndërtuar në Anën Jugore të Çikagos në një sipërfaqe prej 19 dynymë.
Qendra Presidenciale Obama hapi zyrtarisht dyert e saj me një ceremoni mbresëlënëse inagurimi në Çikago, duke tërhequr një mori personalitetesh nga bota e politikës, artit dhe argëtimit.
Eventi u zhvillua një ditë para festimit të Juneteenth dhe mblodhi emra të rëndësishëm nga Hollywood-i, bashkëpunëtorë të ngushtë dhe miq të Barack dhe Michelle Obama. Ndër të ftuarit ishin Oprah Winfrey, regjisorët George Lucas dhe Steven Spielberg, si dhe Tom Hanks.
Prania e Stephen Colbert dhe David Letterman, të cilët u shfaqën me kostume ngjyrë kafe, në një referencë simbolike dhe humoristike ndaj një paraqitjeje të mëparshme të Barack Obama, shkaktoi një ndjesi të veçantë.
Programi artistik përfshinte performanca nga muzikantë të njohur, përfshirë Christina Aguilera, Common, Eddie Vedder, Jennifer Hudson, John Legend, si dhe bandat muzikore The Roots, Bono, The Edge dhe U2 gjithashtu që u ngjitën në skenë.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ish presidentë të Shteteve të Bashkuara, si Joe Biden, George W. Bush dhe Bill Clinton, ndërsa Donald Trump mungonte, për shkak të tensionit të njohur me ish presidentin Obama.
Nga Europa pjesëmarrësja surprizë ishte ish kancelarja gjermane Angela (Kasner) Merkel.
Qendra Obama, e ndërtuar në anën jugore të Çikagos në 19 dynymë, përfshin një muze, hapësira për evente, një bibliotekë, ambiente sportive dhe restorante. Është një organizatë private që nuk është pjesë e sistemit federal të bibliotekave presidenciale në Shtetet e Bashkuara, por vepron sipas një modeli të ndryshëm të nxjerrjes në pah të trashëgimisë politike të ish presidentit.



Disa foto nga pjesëmarrësit në ceremoni:














Source: NBC 5 Chicago


