Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar!
Momente ankthi u zhvilluan në shatërvanin multimedial në Wroclaw, në Poloninë jugperëndimore, kur rrufeja goditi instalimin qendror, ndërsa fëmijët po luanin aty pranë, gjitur me shatërvanin.
Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar nga incidenti, por imazhet nga kamerat e sigurisë janë tronditëse.
Shkarkimi elektrik shkaktoi dëme serioze në sistemin e ndriçimit dhe grykat e spërkatësit qendror, duke rezultuar në pezullimin e shfaqjeve speciale të ujit, dritës dhe zërit deri në njoftim të mëtejshëm.
Autoritetet publikuan një video që regjistroi momentin kur rrufeja goditi, ndërsa familjet dhe fëmijët ishin afër.
Administratorët thanë se disa pajisje u shkatërruan plotësisht dhe restaurimi do të zgjasë disa javë, pasi është një sistem teknologjik shumë kompleks.
Shfaqjet e përditshme do të vazhdojnë në një format të kufizuar, ndërsa ata përsëritën apelin për vizitorët që të mos hyjnë në pellgun e shatërvanit, pavarësisht shkeljeve të shpeshta të ndalimit.
Source: ABC News


