“Është ai që praktikon strategji personale dhe provokon luftëra!”
Presidenti rus nuk i kurseu fjalët.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ishte sërish i stuhishëm në një intervistë, duke sulmuar George Soros.
Presidenti Putin e “fotografoi” miliarderin amerikan si një nga faktorët kryesorë në provokimin e luftërave, duke theksuar se ai “praktikon strategji personale”.
Shihni fragmentin përkatës të deklaratave të tij:
“Në SHBA ka një personalitet të quajtur z.Soros.
Ai ndërhyn në pothuajse gjithçka në shkallë globale.
Por nëse pyet Departamentin e Shtetit të SHBA-së pse, ata do të të thonë se nuk kanë të bëjnë fare me këtë dhe se të gjitha këto janë aktivitete personale të z.Soros”, shtoi Vladimir Putin.
Deklaratat e presidentit rus janë rikthyer në vëmendjen e medias, ndërsa NATO po përgatitet, në bashkëpunim me qendrat financiare amerikane dhe Bankën Qendrore Europiane, të dërgojë 90 miliardë dollarë amerikanë në Kiev për vazhdimin e armatimit të saj, një veprim që interpretohet si një përkeqësim i situatës tashmë të tensionuar me Moskën.
Source: Russian Enemy


