Këta Janë Revolverët që Erdogan u Dha Udhëheqësve në Samitin e NATO-s

Revolverët kishin emrat e tyre të gdhendur dhe plumba të vërtetë.

Kanë dalë në dritë foto të dhuratës së pazakontë që Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u dha çdo udhëheqësi të NATO-s që merrte pjesë në Samit.

Nuk ishte gjë tjetër veçse një revolver i gdhendur me emrat e tyre dhe një kuti me plumba (të vërtetë), sipas mediave turke.

Sipas zyrtarëve europianë të cituar nga Politico, armët, të cilat shoqëroheshin me plumba dhe një komplet të posaçëm pastrimi, iu dorëzuan nga presidenti turk të mërkurën Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa.

Një zyrtar i Këshillit Europian tha se ekipi i sigurisë së Costas mori revolverin për të kryer kontrollet e nevojshme. “Ne do të ndjekim proçedurat belge për transportin e tij dhe më pas do të ruhet në përputhje me kërkesat e sigurisë të vendosura nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit”, tha ai.

Nga ana e saj, një zëdhënëse e von der Leyen tha se Presidentja e Komisionit falenderoi Erdoganin për gjestin. “Arma do të transportohet dhe ruhet në mënyrë të sigurtë. Pasi të çaktivizohet, qëllimi i presidentit është ta dhurojë atë në një muze ushtarak”, vuri në dukje ajo.

Udhëheqësit nuk do t’i mbajnë revolverët.

Edhe pse janë armë simbolike, dhuratat ka të ngjarë të bien ndesh me rregullat e rrepta europiane mbi vlerën e dhuratave që zyrtarët mund të pranojnë, sipas njërit prej zyrtarëve europianë.

Për këtë arsye, konsiderohet e pamundur që marrësit t’i mbajnë ato si sende personale.

Udhëheqës të tjerë europianë, përfshirë kryeministrin britanik në largim Keir Starmer dhe kryeministrin holandez Rob Yellen, kanë thënë publikisht se do t’i lënë pistoletat në Turqi për t’u çaktivizuar së pari dhe më pas për t’u transportuar në vendet e tyre.


Source: Politico

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Nga Ankaraja Donald Trump Rifilloi Luftën me Iranin & Dha Urdhër të Bombardohen Portet & Bazar e Regjimit - Turqia e Mpirë

Next Story

Amerika Flet për 'No-Fly Zone' në Ukrainë & Rusia Përgjigjet me Luftë Botërore

Latest from World (Bota)

0 0,00