Mbrojtja ajrore ruse pretendon se ka rrëzuar shumicën e dronëve.
Deri më tani nuk raportohen viktima.
Më shumë se 390 dronë thuhet se u lëshuan nga forcat e armatosura ukrainase kundër rajonit të Moskës, sipas autoriteteve ruse, në një nga sulmet më të mëdha me dronë të regjistruara ndonjëherë në rajon.
Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje deri të martën, me kryetarin e bashkisë së Moskës Sergei Sabianin që raportoi nëpërmjet Telegram se “më shumë se 390 dronë” që po shkonin drejt rajonit u neutralizuan kryesisht nga forcat e mbrojtjes ajrore.
Sipas tij, 81 dronë u shkatërruan ndërsa iu afruan kryeqytetit rus, ndërsa autoritetet ruse pretendojnë se një sulm më i madh u parandalua.
Guvernatori i Rajonit të Moskës Andrei Varabyev raportoi dëme në shtëpi dhe prona, por nuk raportoi menjëherë ndonjë viktimë.
Videot e postuara në mediat sociale thuhet se treguan dëme në ndërtesa në lagjen Chekhov pranë Moskës, si dhe zjarre në objekte.
Sulmi ndodhi disa orë para se Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të takohej me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim sigurimin e mbështetjes së mëtejshme të SHBA-së për Kievin.
☕️ Good morning, Russia!
— NEXTA (@nexta_tv) July 28, 2026
The Moscow region was hit by its largest attack yet this morning. Moscow Mayor Sergei Sobyanin said that more than 390 drones were heading toward the region.
The video shows an apartment building in the city of Chekhov. Several apartments were gutted by… pic.twitter.com/08HhxWTlNJ
While you were sleeping, 🇺🇦 democracy drones paid a visit to the “Hydrostatconstruction” plant in Chekhov, just outside Moscow.
— Shaun Pinner (@ShaunPinnerUA) July 28, 2026
Thick smoke was seen rising from the facility following the strike.
Meanwhile, Moscow Mayor Sergei Sobyanin claimed Russian air defences had… pic.twitter.com/3cpfPe3JSM
Source: NEXTA


