Presudenti Trump ka urdhëruar një sulm të ri ndaj Teheranit, duke dashur t’i detyrojë të dorëzohen.
Washington Post raporton se ky sulm mund të fillojë në fundjavë dhe të zgjasë për disa ditë dhe sekretari i shtypit i Shtëpisë së bardhë nuk e mohon këtë informacion.
Kjo vjen pas një takimi televiziv të kabinetit në Camp David, të premten, ku presidenti foli për konfliktin dhe paraqiti politikën e hapur të jashtme të administratës së tij.
Caroline Leavitt duke duke iu përgjigjur një pyetjeje të Fox News nëse presidenti planifikon apo jo një sulm në Iran, tha se, “Irani do të vazhdojë të paguajë derisa të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe çfarë po përgatit presidenti është e kuptueshme”.
Në Camp David i gjithë kabineti ishte prezent, përveç Howard Lutnick.
Presidenti Trump tha, “ne jemi partia e transparencës dhe i besojmë asaj”. Dhe politika e jashtme në krye të axhendës së saj ka luftën në Iran.
Presidenti amerikan sot sulmoi kritikat se konflikti nuk ka asnjë kuptim, duke mbështetur idenë se operacioni “kërkoi dhe kërkon guxim”.
Nga ana tjetër pavarësisht pretendimeve të përsëritura se arsenali ushtarak i Iranit është shkatërruar, komandanti i përgjithshëm pranoi se regjimi ka disa aftësi të mbetura. Iranianët kanë ende raketa, por shumë më pak sesa kishin pasur katër ose pesë muaj më parë. Si dhe ata kanë shumë më pak kapacitet prodhues.
Rrjeti rrugor iranian është pothuajse i shkatërruar. Irani gjithashtu ka sot një inflacion në vlera të paimagjinueshme. Ekonomia e Iranit është në prag të falimentimit dhe kjo është lufta paralele që po i bën Amerika, regjimit të Iranit.
Sulmet amerikane të fundjavës dhe në vazhdim do të jenë ndoshta nga më shkatërrueset me synim, arritjen e qëllimit kryesor që është dorëzimi përfundimtar i regjimit.
Source: Fox News

