Sulm Kibernetik që Synon Friedrich Merz – Kush Qëndron Pas Videos së Rreme

//

Autoritetet gjermane po hetojnë përfshirjen e Storm-1516.

Një grup hakerash që dyshohet se është i lidhur me Kremlinin qëndron pas videos së rreme që tregon kancelarin gjerman Friedrich Merz duke njoftuar dorëheqjen e tij, sipas një burimi pranë shërbimeve gjermane të sigurisë.

Autoritetet besojnë se grupi Storm-1516, i cili, sipas të njëjtave vlerësime, ka shumë të ngjarë të jetë përgjegjës për këtë fushatë të rreme, është ai që është i lidhur me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU.

Ky grup ka qenë më parë në qendër të hetimeve për përhapjen e lajmeve të rreme dhe përmbajtjes mashtruese, duke përfshirë edhe informacione rreth kandidatëve në zgjedhjet presidenciale franceze.

Videoja kontroverse u publikua në mediat sociale ditët e fundit dhe dukej se mbante logon e Deutsche Welle, ndërsa i referohej një artikulli të dyshuar të Handelsblatt.

Sipas skenarit të rremë, Merz do të njoftonte dorëheqjen e tij nga kancelaria më 10 gusht për shkak të vlerësimeve të ulëta në sondazhe.

Agjencia gjermane e inteligjencës vendase BfV njoftoi se ishte në dijeni të rastit dhe theksoi se fushata të tilla shpesh përdorin logot e mediave të njohura në mënyrë që të duken të besueshme.

Sipas autoriteteve gjermane, qëllimi i këtij veprimi specifik ishte dëmtimi i imazhit të Friedrich Merz dhe ndikimi në opinionin publik në prag të zgjedhjeve të ardhshme rajonale dhe komunale.

Si Handelsblatt, ashtu edhe Deutsche Welle, publikuan mohimin e tyre, duke sqaruar se nuk kishte pasur kurrë një raport apo njoftim në lidhje me dorëheqjen e afërt të Kancelarit Gjerman, duke e përshkruar materialin si të sajuar.

Mesa duket ka filluar një luftë e gjithanshme kundër kancelarit gjerman që e ka tensionuar atë personalisht dhe qeverinë gjermane. Por a mendojnë gjermanët se kancelari vërtet duhet të dorëhiqet? Sondazhet brenda Gjermanisë tregojnë se realisht kancelari nuk e ka mbështetjen e popullit gjerman, sepse politikat e tij po e çojnë Gjermaninë në një dishezë pakthim.


Source: Bild

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusët Shkatërruan Sot 7 Objekte të Gjigantit Ukrainas 'Naftogaz' - Kievi do të Përballet me "Dimër" të Ftohtë

Next Story

BE-ja po Financon në Mënyrë Indirekte Një "Ushtri Prej 16,000 Mercenarësh" në Ukrainë, nga 72 Vende!

Latest from EU/BE

0 0,00