Rusët Shkatërruan Sot 7 Objekte të Gjigantit Ukrainas ‘Naftogaz’ – Kievi do të Përballet me “Dimër” të Ftohtë

Kompania “Naftogaz” është mpirë, teksa përballet me një dimër të ftohtë për Kievin tani më.

Rusët shkatërruan sot 7 objekte të gjigantit ukrainas!

Shqetësimet po rriten në Kiev në lidhje me mjaftueshmërinë e karburantit dhe ngrohjes për muajt e ardhshëm.

Rusia ka nisur një sulm të ri ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke synuar objektet e prodhimit të naftës dhe gazit në lindje të vendit.

Sipas Naftogaz, shtatë njësi të kompanisë ishin në qendër të sulmeve të natës, të cilat shkaktuan dëme serioze në pajisjet kritike dhe çuan në mbylljen e përkohshme të disa objekteve.

Nuk u raportuan viktima në njerëz nga sulme

Pala ukrainase pretendon se ky është një nga sulmet më të mëdha në muajt e fundit në sektorin e energjisë, me kreun e Naftogaz që akuzon Moskën se po kërkon të dobësojë sigurinë energjetike të vendit para mbërritjes së dimrit.

Ndërkohë, katër stacione benzine të kompanisë në rajonet Zaporizhia dhe Dnipropetrovsk u dëmtuan gjithashtu.

Kompania thotë se dhjetëra objekte energjetike janë prekur që nga fillimi i vitit 2026, duke rritur shqetësimet në Kiev në lidhje me furnizimet me karburant dhe ngrohje në muajt në vijim.

Sulmi i sotëm në Kiev dhe në Ukrainë përgjithësisht ishte një përgjigje e shumëfishtë e sulmit të djeshëm ukrainas në Rusi. Me një ndryshim, që çdo raketë ruse godet objektivin, pasi Ukrainës i mungon armatimi kundërajëror, raketa Patriot dhe jo vetëm, për të intercepruar goditjet e Rusisë. Qielli i hapur i Ukrainës e bën më të dobët se kurrë ushtrinë dhe qeverinë e Ukrainës, por edhe aleatët në NATO.


Source: RT (Telegram)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Përplasje Spanjë-Itali për Zonën Schengen Pas Krizës në Ceuta - Madridi Bën Thirrje për Heqjen e Menjëhershme të Kontrolleve

Next Story

Sulm Kibernetik që Synon Friedrich Merz - Kush Qëndron Pas Videos së Rreme

Latest from World (Bota)

0 0,00