Autoritetet kanë evakuuar disa zona, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri për pasgoditje të mundshme.
Një tërmet i dyfishtë me magnitudë 6.6 dhe 7.4 Rihter ndodhi sot, të hënën (10/8) në Kolumbi, duke shkaktuar shqetësime tek banorët, veçanërisht në kryeqytetin Bogota.
Tërmeti i parë, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC), kishte një thellësi fokale prej afërsisht 79 kilometrash.
Fillimisht, pati raportime për një magnitudë edhe më të madhe, ndërsa disa minuta më vonë u regjistrua një tërmet më i fortë, i cili sipas informacionit fillestar arriti në 7.4 Rihter.
Tërmeti u ndje në një zonë të madhe, përfshirë Bogotën.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë banorët që largohen nga ndërtesat dhe mblidhen në sheshe të hapura, ndërsa intensiteti i dridhjeve shkaktoi panik.
Autoritetet kanë evakuuar disa zona, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri për pasgoditje të mundshme.
Tërmeti në Kolumbi shkaktoi dëme serioze në qytetin e Manizales, në lagjen Caldas.
Një katedrale dhe disa ndërtesa u dëmtuan, si dhe pati të lënduar, sipas raportimeve të mediave lokale.
Guvernatori i provincës Choco tha në X se pati të lënduar dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat e kryeqytetit provincial, i cili duket se ka qenë në epiqendrën e dridhjeve.
“Sapo përjetuam një tërmet të fortë në departamentin e Choco. Jemi të shqetësuar për lëkundjet pasuese. Edhe pse epiqendra ishte pranë San José del Palmar, ka të lënduar dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat e kryeqytetit, Quibdo. Tashmë po kryejmë një vlerësim të dëmeve dhe do të nxjerrim raportin e parë zyrtar së shpejti”, tha në X Guvernatorja e Nubisë, Carolina Córdoba-Kuri.
Source: World Updates / Rapid Report


