Ukraina Goditi Dy Fregata Ruse & Një Anije Patrullimi në Novorossiysk

/

Fregatat janë të afta të lëshojnë raketa Kalibr.

Shërbimi i sigurisë ukrainase SBU njoftoi sot se forcat ukrainase goditën tre anije luftarake gjatë një sulmi me raketa dhe dronë në bazën detare në Novorossiysk, Rusi.

Në mënyrë specifike, SBU raportoi nëpërmjet Telegram se u goditën fregatat “Admiral Essen” dhe “Admiral Makarov” – të dyja të pajisura me raketa Kalibr – një anije patrullimi, radar dhe objekte të tjera.

“Sulmi në këtë bazë është me rëndësi strategjike”, theksoi deklarata e SBU-së.

Kjo, deri më sot, mund të konsiderohet një nga goditjet më të mëdha strategjike të kryera nga Ukraina (domethënë nga anëtarët e NATO-s) kundër Rusisë.

Janë këto goditje për kundërpërgjigje, apo për nxitje për luftë të përgjithshme? Kjo është një pyetje që përgjigja i ka të dyja opsionet, padyshim që Ukraina duhet të përgjigjet për të treguar se akoma ekziston, nga ana tjetër është një nxitje që Rusia të humbasë gjakftohtësinë dhe të bëjë goditje fatale, në mënyrë që të përshkallëzohet lufta.

Përshkallëzimi i saj është në fund të fundit edhe objektivi i europianëve të NATO-s.


Source: SBU (Telegram)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Konfirmon se në Aeroportin e Ankarasë, pa u Kuptuar nga Askush, Ai & Shërbimi Sekret, Bënë Diçka të Paimagjinueshme!

Next Story

Rrufeja Godet Burgun në SHBA - Të Paktën 16 të Burgosur u Plagosën (video)

Latest from WAR

0 0,00