Rusët e quajnë Connor Kennedy “mercenar”!
Djali i Sekretarit të Shëndetësisë të SHBA-së Robert Kennedy Jr., Connor kennedy, kërkohet nga Rusia dhe tani është vendosur në listën përkatëse ndërkombëtare!
Në veçanti, një urdhër arresti për të u lëshua nga një gjykatë në Moskë.
32-vjeçari Connor Kennedy u bashkua me Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës në vitin 2022 dhe luftoi përkrah Forcave të Armatosura të Ukrainës për disa muaj.
Kennedy më parë ka deklaruar se ishte gati të vdiste për Ukrainën dhe i ka nxitur të huajt e tjerë të bashkohen me Legjionin.
Rusia e ka vendosur amerikanin në një listë ndërkombëtare të kërkuar, duke e përshkruar atë si një “mercenar të huaj”.
Nëse arrestohet, ai përballet me një dënim me burgim nga 7 deri në 10 vite në Rusi.
Urdhër-arresti përkeqëson marrëdhëniet tashmë të tendosura SHBA-Rusi, veçanërisht pasi Presidenti Donald Trump ka shprehur zhgënjim me rezistencën e Rusisë ndaj arritjes së një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.
Por pse pikërisht tani ky vendim nga Gjykata e Moskës? E vetkuptueshme, duhet të ftohen marrëdhëniet me SHBA-të që Rusia të mund të sulmojë më ashpër në Ukrainë, por ndoshta edhe të shtrijë veprimet e saj ushtarake gjetiu.
Me këtë urdhër-arrest, Rusia i jep presidentit amerikan hapësirën për të qenë pak më i ashpër me Rusinë, përballë perëndimorëve të Europës, të cilët mesa duket do i nxjerrë në luftë me Rusinë, teksa do u shesë armatime.

Putin Puts RFK Jr’s Son on Most Wanted List.
— The National Pulse (@TheNatPulse) August 13, 2026
Russia has issued an arrest warrant for Conor Kennedy, son of Robert F. Kennedy Jr., accusing him of acting as a mercenary for Ukraine’s military during the early days of the conflict.
PULSE POINTS
❓ WHAT HAPPENED: Conor Kennedy,… pic.twitter.com/hvpfKctwrk

Source: TASS / The Independent

