Ai pranoi se qëllimisht “zhduki” email-et “për të mbrojtur Fauci-n”.
David M. Morens, një ish këshilltar i lartë dhe “krahu i djathtë” i Anthony Fauci nga viti 2006 deri në vitin 2022, u deklarua fajtor në një gjykatë federale të Meriland për akuzën e konspiracionit për të mashtruar Shtetet e Bashkuara në lidhje me origjinën e vërtetë të Covid-19!
Ai përballet me një dënim me burg deri në pesë vite, me dënimin e tij të caktuar për në nëntor.
Morens pranoi se qëllimisht zhduku e-mail-et që i konsideronte “politikisht të diskutueshme” në një llogari personale për të shmangur publikimin e tyre sipas ligjeve të regjistrave publikë!
Shkurt, ai fshehu raporte të rëndësishme që nuk “përputheshin” me narrativën e koronavirusit!
Siç deklaroi ai, qëllimi i tij ishte “të mbronte Fauci-n nga kërcënimet dhe të parandalonte përhapjen e dezinformatave në lidhje me virusin”.
Prokurorët nuk e akuzuan Fauci-n për ndonjë shkelje në këtë rast.
Rasti doli në dritë mes presionit nga administrata Trump, e cila akuzon Fauci-n dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për mashtrim të publikut, si në lidhje me origjinën e koronavirusit, ashtu edhe me ashpërsinë e tij.
Fauci kishte krijuar narrativën e transmetimit natyror nga lakuriqët e natës, por siç tregojnë të dhënat, pati një “rrjedhje” nga një laborator në Wuhan, dhe ky rast është kundërshtuar nga një seri provash që administrata e mëparshme u përpoq sistematikisht ta minimizonte dhe “eliminonte”.
Pjesa më e madhe e aktakuzës ka të bëjë me komunikimet e Morens me Peter Dasack, ish presidentin e EcoHealth Alliance.
Kjo organizatë kishte marrë fonde nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, nën presidencën e Biden dhe për këtë arsye nga administrata Demokratike, në vitin 2014 për kërkime mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës dhe punoi ngushtë me Institutin e Virologjisë së Wuhan.
Kur kërkesat për të dhëna që lidhen me këtë financim u shtuan, Morens dhe Dasack diskutuan vazhdimisht zhvendosjen e bisedave në llogari private në mënyrë që të mund “të flisnin lirshëm”.
Morens pranoi gjithashtu se kishte pranuar “favorizime” të paligjshme nga Dasack.
Fauci i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për fshehje informacioni si “thjesht absurde”.
Megjithatë, Joe Biden, në ditët e tij të fundit si president, e fali paraprakisht Fauci-n, pikërisht nga frika se administrata Trump mund ta ndiqte penalisht.
Senatori Rand Paul, kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare, e ka akuzuar tashmë Fauci-n për shpërfillje të Kongresit dhe po nxit ndjekje të mëtejshme penale.
Rrëfimi i Morens konfirmon atë që shumë njerëz kanë thënë që nga fillimi i pandemisë: se zyrtarët e lartë në sistemin shëndetësor amerikan u përpoqën me vetëdije të kontrollonin rrjedhën e informacionit, të impononin narrativa të caktuara dhe të parandalonin një hetim mbi origjinën e vërtetë të virusit.
Administrata Trump është e vendosur ta çojë deri në fund çështjen dhe të ndëshkojë fajtorët.
Source: The Washington Post


