Më shumë se 600 gramë ar, bizhuteri të çmuara dhe një unazë ari u gjetën në anijen e mbytur.
Arkeologët kanë zbuluar një anije mahnitëse të shekullit të 7-të ose të 8-të në brigjet e Kroacisë, që besohet se mbante një zyrtar i lartë bizantin dhe shoqëruesit e tij.
Anija e mbytur ndodhet pranë ishullit Mljet dhe u zbulua për herë të parë rreth një dekadë më parë. Vite të tëra eksplorimesh nënujore kanë zbuluar më shumë se 600 gramë ar, sasia më e madhe e gjetur ndonjëherë në një anije të mbytur në të gjithë Mesdheun, sipas studiuesve.
Midis gjetjeve janë monedha ari nga dinastia Herakli, tokëza të zbukuruara me rubinë, smeralde dhe perla, si dhe një unazë ari me një vulë që mban fytyrën e perandorit.
Kreu i Departamentit të Arkeologjisë Nënujore në Institutin Kroat të Konservimit, Pavle Dugonjic, theksoi se unaza “padyshim nuk do të ishte një unazë e e mbante kushdo”, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes.
Kreu i kërkimit në Institutin Kroat të Konservimit, Igor Miholjek, e përshkroi sasinë e arit si mbresëlënëse, e cila, pas pastrimit dhe restaurimit, peshonte mbi 600 gramë.
Justin Leidwanger, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Stanfordit, gjithashtu e konsideron anijen e mbytur veçanërisht të rëndësishme, duke e quajtur atë “anijen e mbytur më të rëndësishme të kohës së saj”. Siç shpjegoi ai, vendi mund të ofrojë informacione të rëndësishme rreth asaj sesi Mesdheu e ruajti unitetin e tij përmes rrugëve detare, por edhe rreth asaj sesi këto lidhje u fragmentuan gjatë rënies së Perandorisë.
Zbulimet pritet të kontribuojnë në një kuptim më të mirë të tranzicionit nga Perandoria e vonët Romake, në botën e mesjetës.
Source: Pronews


