Në kontekstin e një hetimi për përgjimin e “Flotiljes së Gazës” dhe ndalimin e aktivistëve.
Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu, në kontekstin e një hetimi për përgjimin e “Flotiljes së Gazës” dhe ndalimin e aktivistëve në bordin e anijeve.
Njoftimi u bë nga Ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek, nëpërmjet një postimi në X.
Sipas ministrit, Ministria turke e Drejtësisë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të vazhdojë me proçedurat e nevojshme për lëshimin e një njoftimi të kuq nëpërmjet Interpolit, me qëllim kërkimin dhe arrestimin ndërkombëtar të Netaniahut dhe një shtetasi tjetër izraelit, Afek Moskowitz.
Çështja ka të bëjë me sulmin ndaj aktivistëve të “Flotiljes” në ujërat ndërkombëtare, si dhe ndalimin e atyre që ndodheshin në bord.
Siç raportohet nga Gürlek, urdhër-arrestet u lëshuan më 14 korrik 2026, në kontekstin e hetimit gjyqësor turk për këto veprime.
Turqia i akuzon dy izraelitët me akuza që lidhen me “gjenocidin”, ndërsa me lëshimin e njoftimeve të kuqe po përpiqet t’i japë çështjes një dimension ndërkombëtar dhe të bëjë të mundur arrestimin e tyre në rast se udhëtojnë në një vend që do të zbatojë kërkesën përkatëse.
Source: Sabah.com.tr


