Izraeli, i cili nisi një fushatë të përbashkët ajrore kundër Iranit me SHBA-në në shkurt, ka shmangur përfshirjen në raundet e fundit të luftimeve.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se vendi i tij do të sulmonte infrastrukturën energjetike dhe politike të Iranit, nëse Irani sulmonte Izraelin, në një kërcënim të ri ndaj Teheranit mes përshkallëzimit të papritur të tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit.
“Do t’i kthejmë në Epokën e Gurit”, Israel Katz kërcënon me hakmarrje nëse Irani sulmon Izraelin
Frika nga një përshkallëzim i ri përfshiu Lindjen e Mesme javën e kalur dhe këtë javë, pasi SHBA-të dhe Irani shkëmbyen sulmet e tyre më intensive që nga korriku, me Uashingtonin që bombardoi bregdetin jugor të Iranit dhe Teheranin që goditi bazat amerikane në të gjithë rajonin.
Duke folur me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, Katz tha se “një sulm iranian ndaj Izraelit do ta çlironte Izraelin nga çdo kufizim ekzistues për të sulmuar Iranin”.
Katz shtoi:
“Ne do ta shkatërrojmë të gjithë infrastrukturën ushtarake dhe politike kombëtare të Iranit – përfshirë infrastrukturën e tij energjetike – dhe do ta kthejmë Iranin thellë në Epokën e Gurit dhe në terr.”
Source: Jerusalem Post


