Presidenti turk bën thirrje për shtimin e kontakteve diplomatike për armëpushim dhe paqe të qëndrueshme.
Rexhep Tajip Erdogan kritikoi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i përshkruar ato si një “shkelje të qartë” të së drejtës ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Turqia “ndan dhimbjen e popullit iranian”.
Duke folur në një darkë për të shënuar fundin e Ramazanit në Ankara, presidenti turk tha se vendi i tij do të intensifikojë kontaktet e tij në të gjitha nivelet derisa të arrihet një armëpushim dhe të rivendoset qetësia në rajon.
Erdogani paralajmëroi se vazhdimi i konfliktit paraqet rreziqe serioze jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për sigurinë ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për një kthim të menjëhershëm në dialog.
Kontakti me kancelarin gjerman Merz!
Dje, presidenti turk pati një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, lidhur me zhvillimet në Iran dhe ndikimin e tyre në sigurinë rajonale.
Sipas një deklarate nga Presidenca Turke, fokusi i bisedës ishte në zhvillimet e fundit ushtarake, me Erdoganin që nënvizoi nevojën për të forcuar iniciativat e paqes dhe për t’i kthyer palët e përfshira në tryezën e negociatave, me qëllim sigurimin e paqes së qëndrueshme në rajon.
Është e shqueshem frika dhe paniku që ka kapluar Turqinë, e cila kupton se mund të jetë “gjahu” i radhës, teksa nuk po konsiderohet më vend aleat dhe demokratik, si dhe nuk po kontriubon në planin strategjik të Shteteve të Bashkuara.


