Një aeroplan privat u rrëzua në orët e para të mëngjesit të së shtunës sipas orës shqiptare në një restorant në qytetin Capao da Canoa, në shtetin e Rio Grande do Sul në Brazil, duke vrarë të katër personat në bord, sipas autoriteteve lokale.
Dy pilotët dhe dy biznesmenë në bordin e aeroplanit janë të vdekur, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve i qytetit Capao da Canoa, i vendosur në Brazilin jugor.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit sipas kohës lokale të premten, kur avioni Piper me një motor, i cili po fluturonte për në Ibitinga, Sao Paulo, u rrëzua në rrethana të paqarta në një restorant të mbyllur në qytetin Capao da Canoa.
Sipas një raporti nga Radio Gaucha, avioni po fluturonte në lartësi të ulët kur u përplas në ndërtesë.
Momenti kur u rrëzua Piper u kap nga kamerat e sigurisë.
Një video e ndarë nga banorët e zonës dhe e transmetuar nga rrjeti televiziv RBS tregon shpërthimin e fuqishëm.
Disa ndërtesa fqinje u dëmtuan, por nuk u raportuan të lënduar.
Breaking: Plane crashes (Acidente de avião) into home in Capão da Canoa, Brazil, sparking massive explosion.
— GeoTechWar (@geotechwar) April 3, 2026
4 killed in the crash, including pilot. pic.twitter.com/NVQxGfVXDe


