Çfarë u Gjend Jashtë Rezidencës së Kryetarit të Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan?

/

Policët lënë çantën me armë jashtë rezidencës së kryetarit të Bashkisë së Londrës!

Një hetim është duke u zhvilluar për rastin në fjalë, ndërsa pesë policë janë liruar përkohësisht nga detyrat e tyre.

Oficerët e Gardës së Kryetarit të Bashkisë së Londrës lanë një çantë me armë jashtë rezidencës së tij, e cila u gjet nga kalimtarë të rastit, sipas raportimeve të shtypit britanik.

Një punëtor, Jordan Griffiths, i tha gazetës së The Sun se ai informoi policinë kur partneri i tij gjeti çantën në trotuar të martën në mbrëmje.

Çanta përmbante një pushkë gjysmëautomatike Heckler & Koch MP5, një pistoletë Glock, një armë elektrike me taser dhe municione.

Griffiths i tha gazetës se u trondit kur zbuloi përmbajtjen. “Nuk mund t’u besoja syve të mi dhe bëra disa foto si provë të asaj që kishim gjetur. Telefonova policinë dhe u tregova se çfarë kisha gjetur. Brenda pak minutash, ata u shfaqën për të marrë armët… Kur mbërritën, u tronditën vërtet”, tha ai.

Tha gjithashtu se i ishte thënë se çanta e shpinës që përmbante armët ishte lënë aty nga një prej oficerëve të sigurisë së Sadiq Khan. “Më dukej e kuptueshme, pasi ai jeton atje”, shtoi ai.

Një hetim është duke vazhduar për rastin dhe pesë oficerë janë liruar përkohësisht nga detyrat e tyre. Një deklaratë nga Policia Metropolitane tha se “një qytetar telefonoi policinë pasi gjeti një çantë shpine që përmbante armë shërbimi dhe një armë me taser në një rrugë në jug të Londrës.

Po hetojmë me shpejtësi rrethanat e këtij incidenti, duke njohur shqetësimin që mund të shkaktojë”, tha ajo. “Aktualisht besohet se çanta e shpinës është hedhur nga oficerët në detyrë pak para se të vihej re nga një qytetar.”

Një zëdhënës i kryetarit të bashkisë, Sadiq Khan, tha: “Ky është një incident shumë serioz i cili i është referuar Drejtorisë së Standardeve Profesionale të Policisë Metropolitane. Policia Metropolitane tani duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë.”

Zëra nga Media britanike dhe nga kundërshtarët politikë flasin se ky është një paralajmërim për kryetarin e Bashkisë së Londrës, që vjen nga vetë policët e tij, akt që nënkupton se njerëzit rreth tij po lëshojnë edhe armët dhe nuk kanë për ta mbrojtur në asnjë rrethanë.

Të tjerë thanë se qëndrimet e Sadiq pro islamit dhe imigrantëve të paligjshëm, suporti ndaj tyre kanë revoltuar dhe acaruar nacionalistët britanikë, prej të cilëve lindin rrezike reale lidhur me kryebashkiakun e Londrës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Papa Leo u Bë Papa i Parë në Dekada, që Mbajti & Kaloi me Kryqin e së Premtes së Madhe Përmes Koloseut

Next Story

Izraeli Pretendon se Rusia i Ka Dhënë Iranit Sistemin Anti-Raketor S-500

Latest from Ekonomi