Rubio u shfaq pa shprehje, me duart në xhepa!
Një paraqitje e pazakontë e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tërhoqi vëmendjen gjatë udhëtimit të Donald Trump në Pekin për samitin vendimtar me Xi Jinping, pasi kreu i diplomacisë amerikane u shfaq me një uniformë gri Nike, që shumë e lidhën menjëherë me atë të veshur nga Nicolas Maduro kur u arrestua nga forcat speciale amerikane në Caracas, në janar 2026.
Fotografia është bërë brenda Air Force One dhe është publikuar nga drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Cheung, i cili shkroi në mediat sociale: “Sekretari Rubio me Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”.
Rubio u shfaq pa shprehje, me duart në xhepa, i veshur me tuta gri që u komentua shumë për shkak të ngjashmërisë së saj me atë të veshur nga presidenti venezuelian në imazhet e arrestimit të tij.
Sipas Telegraph, prania e Rubios në udhëtim konsiderohet veçanërisht e rëndësishme, pasi ai mbetet nën sanksione kineze për shkak të qëndrimeve të tij mbi të drejtat e njeriut në Kinë. Për ta lejuar atë të hynte në vend, thuhet se Pekini madje modifikoi mënyrën sesi shkruhet emri i tij në gjuhën kineze, duke ndryshuar një shkronjë në mbiemrin e tij.
Megjithatë, pala kineze sqaroi se nuk do ta bllokonte hyrjen e tij. Një zëdhënës i ambasadës kineze tha se sanksionet kishin të bënin me “deklaratat dhe veprimet e Rubios kur ai ishte senator”.
Fabula pra është e kuptueshme!
Secretary Rubio rocking the Nike Tech ‘Venezuela’ on Air Force One! 😂 pic.twitter.com/yi1b1mR8M0
— Steven Cheung (@StevenCheung47) May 12, 2026
Sources:
The Telegraph


