Pse Fitoi Bullgaria në Eurovizion?!

Gjatë gjithë javëve të fundit të prezantimit të këngëve që konkuronin në Eurovizion, pretendentë për titullin e fituesit ishin: Finlanda, Izraeli, Australia, Italia, Greqia dhe Rumania.

Por prej shumë vitesh tani më Eurovizioni është një organizimi / aktivitet / event kulturor me petk politik, është një instrument për të kaluar mesazhe dhe linja të caktuara të sjelljes apo preferencave sociale dhe politike të një linje të caktuar, apo të mbështetjes së një vendi për një qëllim specifik, sërish me nuanca politike.

Bullgaria më 1 janar 2026 Bullgaria iu bashkua Euro-Zonës

Ky është një moment historik për Bashkimin Europian që shtoi anëtarin e 21-të në Eurozonë, pavarësisht kundërshtimeve të shumta që kishte nga populli bullgar për të hyrë në Eurozënë, apo për të kaluar në monedhën Euro, teksa njihnin mirë eksperiencën e vendeve të tjera që ishin futur në Eurozonë dhe panë ekonomitë e tyre të shkatërrohen.

Banka Qëndrore Europiane po punon me autoritetet kombëtare për të siguruar që tranzicioni të jetë i qetë për të gjithë, me fokus në stabilitetin e çmimeve, por bullgarët që në muajt e parë e kuptuan që po paguajnë më shumë për të njëjtata produkte dhe shërbime, krahasuar me pak muaj më parë kur në qarkullim ishte monedha e tyre vendase, Lev.

Bullgaria duhej falenderuar dhe shpërblyer dhe bullgarëve u duhej dhënë një “çmim” si për të harruar dhimbjen dhe për t’u ndjerë më pranë Europës Perëndimore dhe jo vetëm kaq, sivjet rezultojnë me “juri” të parët në pentagram, me aplituta oktavash, siç do të jetë edhe ekonomia e tyre.

Hironi për llahtari! Ta gëzojnë Euron dhe Eurovizionin bullgarët!


Source:
eurovisionworld.com

Previous Story

Çfarë "Kinezëri" të Çuditshme Dalloni në Fotografi?

Next Story

Anije Aliene apo Teknologji Sekrete Ushtarake?

Latest from Kulturë/Histori