Enigma më e Madhe e Greqisë së Lashtë – A do të Jetë në Gjendje AI që ta “Lexojë” Diskun e Festos?

/

Nga letrat e koduara të mbretërve te dorëshkrimet misterioze mesjetare, inteligjenca artificiale po hap shtigje të reja për të zbuluar sekretet që kanë mbetur të fshehura për shekuj me radhë.

Teksa të gjithë të tjerët kanë dështuar

Shkencëtarët tani po përdorin sisteme të sofistikuara të AI-së për të njohur simbolet, për të zbuluar modelet dhe për të deshifruar tekstet që deri vonë konsideroheshin pothuajse të pamundura për t’u lexuar.

Ndër sfidat më të mëdha që mbeten përpara tyre është një nga enigmat arkeologjike më të famshme të të gjitha kohërave: Disku i Festos.

Misteri

Për më shumë se 100 vjet, disku prej balte i gjetur në pallatin e Festos në Kretë, ka qenë një nga misteret më të mëdha të arkeologjisë. Simbolet e tij janë studiuar nga gjuhëtarë, arkeologë dhe zbërthyes kodesh kryesorë, por mesazhi që fsheh mbetet i panjohur.

4,000 vite më parë


Disku i Festos, afërsisht 4,000 vjeç, përmban 241 simbole të gdhendura të rregulluara në një spirale. Shkrimi i tij konsiderohet unik, pasi nuk është gjetur asnjë tekst tjetër që përdor të njëjtin sistem shenjash, ndërsa gjuha në të cilën është shkruar mbetet e panjohur.

Mungesa e çelësit kryesor

Pikërisht kjo e bën deshifrimin e tij kaq të vështirë. Në shumë raste të kodeve historike, studiuesit mund të kërkojnë modele përsëritëse, të krahasojnë shkronjat ose simbolet me gjuhë të njohura dhe të përdorin metoda statistikore.

Megjithatë, në rastin e Diskut të Frstos, mungon “çelësi” kryesor: një trup më i madh tekstesh që mund të zbulojnë kuptimin e simboleve.

Inteligjenca artificiale ka treguar tashmë potencialin e saj në raste të ngjashme. Studiuesit kanë arritur të deshifrojnë kode të panjohura, siç është e ashtuquajtura shifra Borg, një dorëshkrim prej 408 faqesh nga Biblioteka e Vatikanit që mbeti i pakuptueshëm për më shumë se 400 vjet, me ndihmën e të mësuarit automatik.

Sistemi i inteligjencës artificiale i ndihmoi shkencëtarët të identifikonin modelet dhe të zbulonin se teksti përmbante, ndër të tjera, receta të lashta mjekësore dhe praktika shëruese.

Mjete të ngjashme janë përdorur edhe për të lexuar letra të koduara, të tilla si ato të Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, duke zbuluar komplote politike dhe aspekte të panjohura të jetës së saj.

Shkencëtarët tani po përpiqen të krijojnë sisteme që nuk do të kufizohen vetëm në transkriptimin e një dorëshkrimi të vjetër, por do të jenë në gjendje të analizojnë drejtpërdrejt imazhet e teksteve të lashta, të njohin simbole të panjohura dhe të sugjerojnë interpretime të mundshme.

Sfida përfundimtare

Në këtë fushë të re kërkimore, Disku i Festos është sfida përfundimtare. Simbolet e tij, ashtu si shkrimet e tjera të lashta që mbeten të panjohura – siç është Lineari A – mund të jenë “testi” i madh i radhës i aftësive të inteligjencës artificiale.

Nëse AI më në fund arrin të deshifrojë Diskun e Festos, zbulimi nuk do të jetë vetëm për leximin e një teksti të lashtë. Mund të hapë një dritare të re mbi qytetërimin Minoan dhe të zbulojë informacione rreth një epoke, zëri i së cilës ka mbetur i heshtur për mijëra vite.


Source:

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump do të Vendosë Gradualisht Tarifa Deri në 200% për Medikamentet Gjenerike

Next Story

Koreja e Veriut Dërgon 30 Mijë Trupa në Rusi - Presidenti Putin Gati për Sulmin Përfundimtar

Latest from Kulturë

0 0,00