Rusi: “Kushdo që Pushton Kubën do të Ketë të Bëjë me Ne!” – Gjuha Moskovite e Pasivitetit!

/

Maria Zakharova breshëri fjalësh të ashpra kundër SHBA-së: “Kushdo që pushton Kubën do të ketë të bëjë me ne”!

“Ne do t’i ofrojmë mbështetje të pamatë popullit vëllazëror kubanez”, tha diku tjetër zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, dha konferencë për gazetarët, ku iu referua, ndër të tjera, edhe çështjes së Kubës.

E nxitur nga një pyetje që iu bë, Zakharova e bëri të qartë se “kushdo që guxon të pushtojë Kubën do të ketë të bëjë me Moskën”.

“Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetjen më aktive dhe të pamatë popullit vëllazëror kubanez gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë”, u tha gjithashtu gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ne përsërisim solidaritetin tonë të plotë me Kubën dhe dënojmë kategorikisht çdo përpjekje për ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të një shteti sovran, frikësimin dhe përdorimin e masave të paligjshme kufizuese të njëanshme, kërcënimeve dhe shantazheve.

Kushdo që guxon të pushtojë territorin e saj do të duhet të merret me Moskën”, theksoi Zakharova.

“Ne mbajmë kontakt me Kubën për të gjitha çështjet me interes për të dy vendet tona”, deklaroi Zakharova në përgjigje të një pyetjeje nga një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters.

Vini re me kujdes, gjuhën e Moskës, ajo thotë “kush do të pushtojë territorin e Kubës do të ketë të bëjë me Moskën”, gjë që nuk ka për ta bërë askush, as Amerika. Kjo është gjuha e aleatit rus, gjuhl e pasur në fjalë diplomatike, gjuhë kurth, me zero kontribute dhe suport real. Është i njëjti qëndrim që mbajti me Venezuelën, por edhe me Iranin.


Source: Telegram Maria Zakharova

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ben-Gvir: "Kush Vjen në Izrael & Identifikohet me Hamasin do të Marrë Shuplakë"!

Next Story

Fondacioni Soros do të Investojë 300 Milionë Dollarë për të Mbrojtur OJF-të & Personat që Kundërshtojnë Administratën Trump

Latest from Politikë