BE: Tarifat e Bagazheve të Dorës në Fluturime, Hiqen! – Deri në 600 Euro Kompensim për Vonesat

Rritje të mundshme të çmimeve të biletave!

Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje për të lejuar bagazhet e dorës falas dhe të drejtën për kompensim në rastet e vonesave të gjata të fluturimeve.

Marrëveshja është pjesë e kuadrit të rishikuar për të drejtat e pasagjerëve ajrorë në Bashkimin Europian dhe siguron që udhëtarët do të vazhdojnë të kenë të drejtë për kompensim në rastet e vonesave të gjata, ndërsa në të njëjtën kohë garanton transportin falas të bagazheve të dorës.

“Tarifat që duhen paguar janë të njëjta me ato që linjat ajrore i kanë njohur për gati 20 vite. Është një situatë që ofron parashikueshmëri”, tha një diplomat i lartë i BE-së pasi u arrit marrëveshja.

Çfarë parashikohet për kompensimin?

Bazuar në kuadrin e ri, pasagjerët do të vazhdojnë të kenë të drejtë për kompensim financiar në rastet e anulimit ose vonesës së gjatë të fluturimit.

Në mënyrë specifike, kompensimi prej 300 eurosh parashikohet për fluturimet mbi 3,500 kilometra kur vonesa tejkalon tre orë, ndërsa shuma rritet në 600 euro nëse vonesa tejkalon katër orë ose fluturimi anulohet përfundimisht.

Bagazhe dore falas për të gjithë pasagjerët

Një ndryshim i rëndësishëm është heqja e tarifave shtesë për bagazhet bazë të dorës, një praktikë e aplikuar gjerësisht nga linjat ajrore me kosto të ulët.

Pasagjerët tani do të kenë të drejtë, pa pagesë shtesë për një bagazh personal me përmasa deri në 40x30x15 centimetra.

Një bagazh të vogël dore me rrota, me një dimension total deri në 100 centimetra dhe një peshë deri në 7 kilogram.

Me zbatimin e rregullores së re, e cila pritet të fillojë në vitin 2027, linjat ajrore do të detyrohen ta përfshijnë këtë bagazh në çmimin bazë të biletës.

Rritje të mundshme të çmimeve të biletave

Pavarësisht faktit se rregullorja e re konsiderohet veçanërisht e favorshme për konsumatorët, vlerësohet se ajo mund të çojë në një rritje të çmimeve bazë, kryesisht për linjat ajrore me kosto të ulët që deri më tani kanë vendosur pagesë veçmas për bagazhet e dorës.

Në të njëjtën kohë, organizatat e mbrojtjes së konsumatorit argumentojnë se tarifat për bagazhet e dorës ishin abuzive që nga fillimi dhe në kundërshtim me të drejtat e pasagjerëve.

Marrëveshja u miratua nga ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe nga presidenca qipriote e Këshillit të Bashkimit Europian, ndërsa mbetet përfundimi formal i proçedurës nga Parlamenti Europian, në mënyrë që dosja përkatëse legjislative të mund të mbyllet përfundimisht.


Source: EU

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Skandali i Përgjimeve në Greqi me Sistemin 'Predator' - Dhe Kë nuk Përgjonte Mitsotakis!

Next Story

Irani po Lëviz Masivisht Lëshuesit e Raketave - A po Vjen Një Sulm Ndaj Izraelit?

Latest from EU/BE

0 0,00