Skandali i Përgjimeve në Greqi me Sistemin ‘Predator’ – Dhe Kë nuk Përgjonte Mitsotakis!

/

Predator jo vetëm që u përdor në Greqi, për të përgjuar, politikanë, biznesmenë, gazetarë, persona të njohur dhe me reputacion publik, vetë anëtarë të Kabinetit Qeveritar dhe familjarët e tyre, por Greqia e eksportoi gjithashtu në vende të Botës së Tretë sipas një zyrtari të lartë francez.

Si funksionuan “tentakulat” e rrjetit të errët të përgjimeve?

Ja, si mund të vijë “zhvillimi” dhe Greqia të mund të bëhet një fuqi “eksporti”!

Një rast me implikime ndërkombëtare dhe dimensione serioze politike del në pah pas akuzave nga një zyrtar i lartë francez, i cili pretendon se kompania izraelite Blackcore dyshohet se mori pjesë në operacione të organizuara për të ndikuar në opinionin publik dhe për të ndërhyrë në proçeset zgjedhore lokale në Francë.

Sipas të njëjtit informacion, aktiviteti i kompanisë nuk kufizohet vetëm në territorin francez. Në vend të kësaj, thuhet se ka vepruar në vende të tjera, duke përfshirë Skocinë, Togon dhe Angolën, përmes operacioneve të lidhura me ndikimin dixhital, duke formësuar narrativat politike dhe duke përhapur përmbajtje mashtruese.

Akuzat e lidhin kompaninë Blackcore me një rrjet më të gjerë të kompanive të sigurisë dhe teknologjisë së informacionit, të përshkruara shpesh nga analistët si “Teknologjia e Errët”. Ky është një ekosistem kompanish që, sipas botimeve dhe raporteve kërkimore, është krijuar nga ish oficerë të inteligjencës izraelite dhe është aktiv në fushat e sigurisë kibernetike, mbledhjes së inteligjencës dhe operacioneve të ndikimit.

Software mbikëqyrjes Predator, i cili ka qenë shqetësues për qeveritë, autoritetet gjyqësore dhe organizatat e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar, është gjithashtu në qendër të diskutimeve në Greqi prej disa vitesh dhe tani edhe në Francë dhe gjetiu.

Sipas analistëve të sigurisë, në disa raste, operacionet e ndikimit dixhital dyshohet se kanë vepruar paralelisht me aktivitetet e mbikëqyrjes elektronike, duke krijuar një rrjet kompleks operacionesh informacioni.

Në këtë kontekst, debati rreth pranisë së Intellexa në Greqi po del gjithashtu në pah, pasi hetimet ndërkombëtare kishin nxjerrë në pah rolin e Athinës si një qendër operative për aktivitetet që lidhen me zhvillimin dhe shpërndarjen e Predator në vende të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, publikimet kanë raportuar mbi kontaktet dhe marrëveshjet e biznesit që dyshohet se lidhen me themeluesin e kompanisë, Tal Dilian, ndërsa rastet përkatëse të përgjiemev janë objekt i hetimit politik dhe gjyqësor.

Akuzat e reja nga Franca po ringjallin debatin ndërkombëtar rreth ndikimit të kompanive private të inteligjencës në proçeset demokratike, përdorimin e teknologjive të sofistikuara të mbikëqyrjes dhe mënyrën sesi dezinformimi dixhital mund të ndikojë në zhvillimet politike në vende të ndryshme.

Ndërsa zbulimet vazhdojnë të provokojnë reagime, çështja tani po merr karakteristikat e një thrilleri gjeopolitik global, ku beteja për informacion, ndikim dhe kontroll të opinionit publik transferohet nga fushat tradicionale të konfrontimit, në botën e padukshme të rrjeteve dixhitale dhe operacioneve sekrete.

Sistemi i përgjimeve Predator në Greqi mendohet dhe dyshohet me fakte se përdorej nga qeveria greke, nga ish Sekretari i Qeverisë, njëkohësisht nipi i kryeministrit Mitsotakis.

Deri para disa javë qeveria greke mohonte të kishte përdorur sistemin, deri në momentin që pronari i kompanisë deklaroi se e shiti sistemin e përgjimeve Predator te Qeveria Greke dhe për rrjedhojë logjike, përdoruese e sistemit është vetë Qeveria greke, për saktësi vetë kryeministri, pasi anëtarë të qeverisë dhe familjarë të tyre rezultojnë të përgjuar.

Skandali i përgjimeve Predator është goditja e fundit fatale për Qeverinë Mitsotakis 2 dhe për partinë e djathtë Nea Dimokratia, një çështje në hetim edhe nga një komision i posaçëm parlamentar, përpara se ajo të kalojë në dyert e gjykatave dhe të shndërrohet në skandalin më të madh të epokës së shtetit grek pas L2B, si dhe në makthin e Mitsotakis dhe klanit që e kanë përdorur!


Source: Eurpopost Greece

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjeneva e Shndërruar në Fortesë - Samiti i G7 e Shndërroi Qytetin në Zonë të Bllokuar

Next Story

BE: Tarifat e Bagazheve të Dorës në Fluturime, Hiqen! - Deri në 600 Euro Kompensim për Vonesat

Latest from Greece (Greqi)

0 0,00