“Edhe nëse marrëveshja nënshkruhet, ne kurrë nuk duhet t’i besojmë SHBA-së!”
Kjo deklaratë dhe vetëm, na jep qartë se çfarë lloj Memorandumi po nënshkruhet, përveç propagandës që bën kreu i Parlamentit rë Iranit, që turmat e iranianëve radikalë islamikë po e cilësojnë si “spiun të amerikanëve”.
Mohammad Bagher Ghalibaf, kreu i ekipit negociator të Republikës Islamike të Iranit me Shtetet e Bashkuara, tha në një intervistë me rrjetin shtetëror të lajmeve se “lufta e fundit ishte një luftë midis frontit të drejtësisë dhe frontit të gënjeshtrave”.
Harroi të thotë se ishte një luftë mes një superfuqie dhe një regjimi radikal islamik, që sot ka humbur 80% të udhëheqjes, që ekonominë e zhytën më mbi 200% inflacion që dëmet e pasluftës shkojnë në afro 1 trilionë dollarë. Harroi të thotë edhe më kryesoren se lufta nuk ka mbaruar!
Ghalibaf shtoi: “Pesimizmi dhe mosbesimi im ndaj Shteteve të Bashkuara është më i madh se i kujtdo tjetër. Edhe nëse ka një marrëveshje përfundimtare dhe ajo miratohet nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ajo prapë nuk është e besueshme. Garancia jonë është forca e Iranit”.
Sa më sipër demagogji dhe propagandë e nevojshme për popullin iranian, por fitoren nuk ua tregoi as me shifra dhe as me fakte popullit të tij që është në prag të krizës humanitare.
Source: Clash Report


