Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA (Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike), publikoi para disa orë (5-6 orë) një version të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU).
Duke krahasuar tekstin e publikuar nga IRNA me provat e mbledhura nga BBC, përmes një krahasimi të dy versioneve të marrëveshjes me 14 paragrafë, duket se të dy versionet janë pothuajse identike, por me një ndryshim në paragrafin gjashtë, i cili fillon me frazën:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotohen, së bashku me partnerët rajonalë, të zhvillojnë një plan përfundimtar, të dakorduar reciprokisht, prej të paktën 300 miliardë dollarësh amerikanë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Republikës Islamike të Iranit. Mekanizmi për zbatimin e këtij plani do të finalizohet si pjesë e marrëveshjes përfundimtare brenda 60 ditëve.”
Sipas BBC-së, fjalia e fundit e paragrafit në versionin amerikan thotë: “Të gjitha lejet, përjashtimet dhe miratimet e nevojshme për transaksionet fillestare përkatëse do të jepen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në versionin e publikuar nga IRNA, fjala “fillestare” mungon në këtë rresht të fundit.
Gjithashtu, Trump thotë se 60 ditë nuk është një afat i vështirë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin, por që me Memorandumin filluuan nfryshimet e fjalëve dhe frazave.
Kur u pyet nga një gazetar pas mbërritjes në Paris nëse mendonte se kishte një afat për marrëveshjen, Trump u përgjigj: “Jo, nuk mendoj kështu. Memorandumi i mirëkuptimit, siç është formuluar, thotë se të dy palët do të kërkojnë të arrijnë një marrëveshje brenda 60 ditëve.”
Sfondi
Shtetet e Bashkuara më parë publikuan tekstin e marrëveshjes me Iranin, menjëherë pas konferencës për shtyp të Donald Trump pas përfundimit të samitit të G7.
Ai gjithashtu përfshin dispozita që sigurojnë “integritetin territorial” të Libanit pas një pushtimi izraelit, duke siguruar kalimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, vetëm për 60 ditë dhe nuk përjashton vendosjen e tarifave në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, të dy palët zotohen të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje në punët e brendshme të palës tjetër.
Ai gjithashtu parashikon heqjen graduale të bllokadës detare të Iranit brenda 30 ditëve, si dhe heqjen e sanksioneve kundër Republikës Islamike gradualisht.
Për më tepër, SHBA-të zotohen, së bashku me aleatët e tyre në rajon, “të zhvillojnë një plan përfundimtar, të dakorduar reciprokisht, prej të paktën 300 miliardë dollarësh amerikanë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Republikës Islamike të Iranit”. Zbatimi i planit dhe funksionimi i saktë i mekanizmave të tij i referohen negociatave për marrëveshjen përfundimtare.
Memorandumi i Mirëkuptimit gjithashtu regjistron angazhimin e qartë të Iranit për të mos blerë ose zhvilluar armë bërthamore.
Draft-Memorandumi i SHBA-së me Iranin përfshin një standard të ri “minimal” për hollimin e uraniumit shumë të pasuruar të Teheranit, sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, por mbetet e paqartë.
Pyetja që lind tani është se cilin version do të firmosë Irani, atë që firmosi Trump, apo versionin që publikoi sot Irani dhe që ka disa mospërputhje, në dukje të vogla, por me rëndësi mes versioneve?
Source: IRNA


