Meloni & Trump në Një Incident “Lektik” që Kthehet në Kapital Elektoral për Melonin

/

Meloni i përgjigjet Presidentit Trump: “Të qënurit miku im, nuk më ka ndihmuar në popullaritet, por nuk varet as nga marrëdhënie me ju”!

Giorgia Meloni ishte e vetmja kryeministre në BE, pas Viktor Orban që nuk është më, me të cilën Trump kontribuoi për të krijuar marrëdhënie të mira, konstante dhe solide.

Por qëndrimet e Melonit në disa çështje, por kryesisht mungesa e ndihmës italiane për Amerikën, në luftën e Ngushticës së Hormuzit, thyen këtë marrëdhënie, që mendohej se ishte e natyrshme dhe që do të konsolidohej me kalimin e viteve.

Kjo çarje na bind tashmë se Meloni me njëzet e pak përqind nga votuesit italianë, midis votës popullore dhe Shteteve të Bashkuara, zgjodhi padyshim votuesit italianë, ku shquhet antiamerikanizmi, gjë që Meloni e lexoi drejt. Dhe nga ky incident, Meloni e shfrytëzoi momentin për ta kthyer në kapital elektoral incidentin, jo me një të rastësishëm, por me planetarkun. Viti 2027 është vit zgjedhor dhe kjo ndihet dhe nuhatet në përgjigjen e dhënë Trump-it, lidhur me popullaritetin (sepse gjuha shkon ku dhemb dhëmbi).

Njëkohësisht, Meloni si e vetmja e djathtë e ekstremit që erdhi në pushtet, për shkak të degjenerimit të politikave majtiste në Itali, e vetme në arenën e BE-së, duhej të sulmonte dhe të tërhiqej, sipas rastit dhe kushteve, për të mbajtur ekuilibrin mbi telin e tendosur, duke menduar se është tërësisht e vetme dhe rreziku i asgjësimit dhe eliminimit politik ishte dhe është permanent.

Nga ana tjetër ekspresiviteti i Trump-it, shpesh thumbues, ishte ndoshta i paduhuri, duke menduar se Italia ka për kryeministre një femër, që si edhe ai, e arritën vetë majën e pushtetit.

Por ky është Trump-i, kur e tradhëton, duhet të presësh shigjetat.

Çfarë tha Meloni për bazat amerikane në Itali

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu përgjigj deklaratave të Presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me popullaritetin dhe jo vetëm:

“… popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesat kombëtare të Italisë, gjë që e kam bërë gjithmonë. President Trump, këto sulme të vazhdueshme nuk kanë kuptim”, shkroi kryeministrja italiane.

“E njëjta gjë vlen edhe për bazat amerikane në Itali. Përdorimi i tyre rregullohet nga kushte që ne gjithmonë i kemi respektuar dhe që nuk do të shkelen për sa kohë unë jam Kryeministër. Italia mbetet një vend sovran…”, shtoi Georgia Meloni.


mast-info.com

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zjarr Masin në Hotelin Bregdetar në Republikën Dominikane - Viktima & të Evakuuar

Next Story

ALMANAK | 20 Qershor

Latest from EU/BE

0 0,00