Sir Keir Starmer ka dhënë dorëheqjen si Kryeministër vetëm dy vjet pas zgjedhjeve në të cilat fitoi thellë përballë konservatorëve.
Ai njoftoi axhendën e tij të dorëheqjes jashtë Downing Street këtë mëngjes.
Sir Keir është Kryeministri më jetëshkurtër në histori e Partisë Laburiste.
Ai tha para medias këtë mëngjes se “hyrja në” Downing Street dy vjet më parë ishte “momenti më krenar” i jetës së tij.
Axhenda e tij e dorëheqjes tani zyrtarisht hap rrugën që Andy Burnham të bëhet Kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në një dekadë.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, Sir Keir udhëhoqi Partinë Laburiste drejt një fitoreje dërrmuese pas 14 vitesh pushteti të konservatorëve.
Megjithatë, në vetëm dy vite kryeministri Starmer ishte ndoshta më i keqi i historisë, në vetëm dy vite është njollosur nga kthesa e tij 180 gradë krahasuar me premtimet paraelektorale, shoqëruar kjo me skandale, të cilat që kanë bërë popullaritetin e tij të bjerë. Derisa erdhëm në momentin e zgjedhjeve lokale të para pak javësh ku partia Laburiste humbi thellë edhe në bastionet e saj.
Një periudhë tranzitore për Anglinë, që nuk do të vonojë ndodhta të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Source: GBN


