Kush e thotë këtë?
Përshkallëzimi në Ukrainë duket se po hyn në një fazë të re, të panjohur, me analizat e “përshkallëzimit gradual” që i lënë vendin skenarëve të një lëvizjeje vendimtare dhe strategjike nga Moska.
Ish oficeri i Marinës Amerikane, Scott Ritter, paralajmëron se Rusia nuk do të ndjekë rrugën e përshkallëzimit të ngadaltë.
Sipas Ritter, udhëheqja ruse po përgatit një goditje unike, vdekjeprurëse, e cila synon të eliminojë aftësinë e Europës për të goditur territorin rus përmes palëve të treta (me ndërmjetës).
“Nuk do të ketë përshkallëzim gradual”, vëren ai duke folur për një lëvizje që “do të vrasë mbretin” dhe do të imponojë rregulla të reja në fushën e konfliktit.
Oreshnik: Arma që ndryshon lojën
Në zemër të këtyre skenarëve është sistemi raketor Oreshnik. Kjo teknologji, për shkak të aftësisë së saj për të anashkaluar sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore, konsiderohet nga shumë analistë si “çelësi” i një sulmi të tillë.
Megjithatë, përdorimi operacional i Oreshnikut nuk është një proçes i thjeshtë: kërkohet një zhvillim i infrastrukturës kritike dhe një planifikim strategjik që do t’i lejojë Rusisë të godasë objektiva me preçizion të lartë, me analiza që tregojnë Britaninë ose Gjermaninë si objektivat më të mundshëm, pa lënë asnjë hapësirë për reagim.
Pyetja tani është nëse Europa është gati për një eventualitet të tillë, apo nëse rreziku i një përmbysjeje rrënjësore të të dhënave është nënvlerësuar nga qendrat vendimmarrëse në Perëndim.

Source: Geopol22 (X)

