Ukraina & Eksodi i Madh – Mijëra Njerëz po Largohen nga Zonat Kufitare Ndërsa Frontet po Digjen

Presion i rëndë rus në Kharkiv.

Ukraina jo vetëm që po përjeton shkatërrimin e infrastrukturës së saj, por edhe një “hemorragji” demografike të paparë që kërcënon të ardhmen e saj në tërësi. Me trupat ruse që intensifikojnë presionin në kufirin verior, në koordinim të plotë me Bjellorusinë, mijëra ukrainas po largohen përsëri nga shtëpitë e tyre, duke kërkuar strehim në Poloni.

Urdhrat zyrtarë të evakuimit kanë të bëjnë kryesisht me zonat kufitare (pranë Kharkiv dhe Sumi në frontin verior), por ka edhe një eksod të dukshëm nga Kievi.

Raportet zyrtare që po publikohen konfirmojnë një makth, popullsia e Ukrainës ka rënë ndjeshëm nga 45 milionë, katër vite më parë, në 22-25 milionë sot.

Kjo rënie dramatike nuk është vetëm një humbje statistikore – është konfirmim se vendi po “zbraz” potencialin e tij, teksa me miliona qytetarë tani të integruar në shoqëritë perëndimore, nuk kanë ndërmend kthimin.

Eksodi i ri i refugjatëve është shkaktuar nga përshkallëzimi i retorikës dhe lëvizshmërisë në kufirin me Bjellorusinë. Bisedimet e fundit Putin-Lukashenko nuk ishin rastësi. Për ushtrinë ukrainase, “presioni” në veri është një makth, pasi ajo detyrohet të tërheqë rezerva të vlefshme nga frontet aktive për të mbrojtur Kievin. Megjithatë, për qytetarin mesatar, kjo lëvizshmëri e pazakontë është një “kambanë” që tregon se siguria në Veri të Ukrainës më në fund, ka mbaruar.

Pyetja që tani përndjek kryeqytetet europiane nuk është vetëm ushtarake, por edhe demografike.

Kush do të mbetet për të rindërtuar Ukrainën kur të ndalen bombardimet? Me popullsinë e saj të përgjysmuar dhe të rinjtë e saj të shpërndarë në vendet perëndimore, Ukraina tani po përballet me një “shkretim demografik” që e bën të ardhmen e vendit më të pasigurt se kurrë.


Source: The Telegraph

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Bombë" nga Teherani: "Nuk Kemi Zgjidhje Tjetër Përveçse të Blejmë Armë Bërthamore"!

Latest from WAR

0 0,00