“Ne mund të fillojmë furnizimin me gaz natyror të Gjermanisë, nesër!”
Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur nga Shën Petersburgu, theksoi se “Rusia nuk e ka ndaluar kurrë furnizimin me gaz natyror të Europës”.
“Një linjë e Nord Stream 2 është ende e paprekur. Ne mund të fillojmë furnizimin me gaz natyror të Gjermanisë, nesër – thjesht do të shtypim një buton. E vetmja pengesë është një vendim politik i qeverisë gjermane”, tha fillimisht presidenti rus.
“U habita që Rusia, kjo ‘Rusia e keqe’, ndaloi furnizimin me gaz të Europës. Ne nuk u ndalëm kurrë! Europa tha jo, duke shpresuar se Rusia do të shembej. Ne nuk e bëmë”, shtoi presidenti rus.
“Ironike, apo jo? Ata menduan se na kishin ngritur një kurth, por vetë hynë në të”, tha Putin.
Source: RT Telegram


