Policia britanike ka nisur një hetim për vrasje pasi politikanja konservatore dhe ish ministrja Anne Windecombe, 78 vjeç, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.
Winddecombe ishte anëtare e Dhomës së Komunave midis viteve 1987 dhe 2010 dhe mbajti portofole të ndryshme ministrore në qeverinë e ish kryeministrit John Major.
“Hetimi ynë është në fazat e hershme, por po përparon me shpejtësi”, tha Policia e Devon dhe Cornwall në një deklaratë. “Ne po përdorim të gjitha burimet e nevojshme për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe për të identifikuar personin përgjegjës, i cili besojmë se është një mashkull i bardhë.”
Policia tha se u thirr në shtëpinë e Winddecombe në Durham rreth mesditës së së enjtes. Gruaja ishte e vdekur dhe kishte lëndime të rënda.
Sipas BBC, Winddecombe ishte shfaqur në shërbimin e transmetimit Talk TV të mërkurën, një ditë para vdekjes së saj, ku foli për partinë e ekstremit të djathtë Reform UK dhe udhëheqësin e saj, Nigel Farage. Ajo ishte një mbështetëse e flaktë e Brexit-it dhe u zgjodh si eurodeputete për partinë e Farage-it në vitin 2019. Ajo iu ribashkua partisë në vitin 2023, e cila që atëherë është riemëruar Reform UK dhe mori rolin e zëdhënëses së saj për imigracionin dhe drejtësinë.
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood, në një postim në Platforma X, i kërkoi qytetarëve “të shmangin spekulimet dhe të lënë hetimin e policisë të vazhdojë”, ndërsa shprehu ngushëllimet e saj familjes së ish ministres.
Kjo vrasje është një ogur i zi, një lajmëtar i keq për zhvillimet politike në Britani.
Source: BBC


