“Vlon” e Djathta Amerikane me skenarët që duan Tucker Carlson të kandidojë kundër Trump në zgjedhjet e vitit 2028. Situata duket se po nxehet, por njëklohësisht e analizuar me mendje të ftohtë është një fluskë.
Aktivitet intensiv po regjistrohet në skenën politike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vlerësimet po rriten se komentatori i njohur politik Tucker Carlson mund të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2028.
Arsyeja për skenarët e rinj ishte prezantimi i një manifesti me dhjetë fjalë, të cilin shumë e interpretojnë si një platformë politike për një kandidaturë të mundshme në të ardhmen, të ish gazetarit të Fox News dhe mbështetësit të Donald Trump, sot kundër tij, i ngrohur nga milionat e Katarit dhe jo vetëm.
Teksti i paraqitur nga Carlson përfshin qëndrime mbi ekonominë, imigracionin, politikën e jashtme dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë. Edhe pse ai nuk njoftoi zyrtarisht se do të ishte kandidat, lëvizja e tij u pa nga shumë si përgatitje për një rol më aktiv politik në vitet e ardhshme.
Thashethemet nxiten më tej nga takimet që ai ka pasur me figura të MAGA-s dhe deklaratat publike nga zyrtarët që e nxisin të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.
Në të njëjtën kohë, mosmarrëveshjet e tij me Donald Trump mbi politikën e jashtme dhe mbështetja e tij për idenë e krijimit të një entiteti të ri politik kanë nxitur diskutime për riorganizime të mundshme në hapësirën konservatore.
Analistët besojnë se, edhe pa një njoftim zyrtar, Carlson po përpiqet të krijojë një identitet të dallueshëm politik, duke u bërë thirrje votuesve që besojnë se Partia Republikane tradicionale është larguar nga parimet e saj “Amerika e Para”. Megjithatë, ai ende nuk e ka konfirmuar se do të kandidojë, duke i lënë të gjitha mundësitë të hapura.
Kjo është një tendtativë e demokratëve, e Europës dhe Lindjes së Mesme për të përçarë republikanët e Amerikës, që duket se do të jenë në qeverisjen e SHBA-ve për kohë të gjatë.
A do ja arrijnë dot mes gazetarit Tucker Carlson? Duket kaq e bukur pët të qenë e vërtetë, sa iluzionet e një të vobekti për një trashëgimni milionash.
Source: Europost


