Qeveria spanjolle paralajmëron për kundërmasa, ndërsa Roma ka pezulluar përkohësisht zbatimin e Marrëveshjes Schengen me Spanjën, pas zhvillimeve të migracionit në Ceuta.
Qeveria spanjolle i paraqiti një kërkesë zyrtare Italisë për të rivendosur plotësisht në fuqi Marrëveshjen Schengen, duke kërkuar që heqja e kufizimeve të kryhet deri të dielën, më 9 gusht.
Madridi paralajmëroi se, në të kundërt do të detyrohej të merrte masa përkatëse, me qëllim, siç thotë, të mbrojë “interesat dhe dinjitetin e qytetarëve të saj”.
Përplasja pas krizës në Ceuta
Mosmarrëveshja midis dy vendeve shpërtheu pas krizës në Ceuta, kur qeveria italiane vendosi të pezullonte përkohësisht zbatimin e Marrëveshjes Schengen me Spanjën, deri në fund të gushtit.
Vendimi i Romës ishte i lidhur me rritjen e flukseve të migracionit dhe zhvillimeve në enklavën spanjolle, me palën italiane që përmendi arsye sigurie dhe kontrolli kufitar.
Megjithatë, sipas raportimeve në shtypin italian, masa mund të përfundojë më herët, ndoshta para 15 gushtit.
Qëndrimi i Madridit mbi hyrjet e parregullta
Në deklaratën e saj, qeveria spanjolle përsëriti se Italia ka regjistruar numrin më të lartë të hyrjeve të parregullta në vitet e fundit, duke pretenduar se shifrat përkatëse janë madje dyfishi i atyre të Spanjës.
Madridi konsideron se pezullimi i përkohshëm i Svhengen-it krijon një pengesë të pajustifikuar për lëvizjen e lirë midis dy vendeve dhe bën thirrje për rivendosjen e menjëhershme të status quo-së që ekzistonte para vendimit të Romës.
Marrëveshja Schengen në zemër të debatit europian
Përballja mes Spanjës dhe Italisë nxjerr në pah edhe një herë presionet që sjell Marrëveshja Schengen nga flukset migratore dhe shqetësimet në lidhje me sigurinë e kufijve të brendshëm të Bashkimit Europian.
Ditët në vijim pritet të shikojmë nëse Roma do të vazhdojë me një heqje të parakohëshme të kufizimeve, bazuar në data që kishte caktuar fillimisht, apo nëse mosmarrëveshja me Madridin do të çojë në tensione të mëtejshme diplomatike.
Source: El Pais

