Moska Beson se Perëndimi e Ka Marrë Vendimin & Koha për Konflikt po Afron – Ja Cilat Vende do të Godasë Rusia në Fillim!

/

Një prezantues televiziv rus tregoi objektiva gjeografikë dhe vendndodhje në Britani (si Londra, Mançesteri, Birminghami dhe bazat ushtarake detare), por edhe në Gjermani, duke pretenduar se vetëm tre raketa janë të mjaftueshme për të shembur shoqërinë britanike.

I njëjti emision paraqiti kërcënime kundër kryeqyteteve europiane dhe bazave amerikane në Gjermani, në përgjigje të lëvizjeve ushtarake nga SHBA-të dhe NATO-ja, raportoi newsweek.com.

Prezantuesi rus, mesa duket me urdhër të Kremlinit, lëshoi ​​një paralajmërim për Perëndimin të dielën, duke iu përgjigjur një njoftimi të SHBA-së se Uashingtoni do të vendoste armë hipersonike në Europë.

Evgeni Popov, një prezantues në programin televiziv shtetëror Russia-1 60 Minutes, sugjeroi sulme ndaj disa anëtarëve të aleancës ushtarake të NATO-s, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Letoninë dhe Estoninë.

Popov e dërgoi mesazhin e tij pasi Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania thanë në një Samit të aleancës ushtarake NATO, në Uashington, javën e kaluar, se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani deri në fund të vitit 2026.

“Nuk është e vështirë të hamendësosh gjeografinë e reagimit nëse njoftimi i shkurtër për shtyp i Shtëpisë së Bardhë bëhet realitet”, tha Popov, duke treguar një hartë të Europës në ekran me objektiva të mundshëm rusë, raportoi të hënën agjencia e pavarur e lajmeve Agentstvo.

“Pothuajse të gjitha kryeqytetet europiane janë nën kërcënim”, tha Popov, duke shtuar se Rusia mund të godasë bazat ushtarake amerikane në Gjermani, si dhe ato britanike.

“Vëmendje e veçantë ndaj Britanisë, armikut tonë tradicional”, tha prezantuesi rus. “Britania është në pozicionin më të prekshëm të mundshëm. Në parim, tre raketa janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund këtij qytetërimi”, theksoi ai.

Kremlini paralajmëroi kundër vendosjes së raketave amerikane në Gjermani në komentet e publikuara të shtunën:

“Ne kemi kapacitet të mjaftueshëm për të përmbajtur këto raketa, por viktimat e mundshme janë kryeqytetet e këtyre vendeve”, i tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, Pavel Zarubin-it, një gazetar për Kompaninë Shtetërore Televizive dhe Radiotelevizive Gjithë-Ruse (VGTRK).


Source: Besti TV / Newsweek.com / War Radar

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vritet Turisti Portugez në Ksamil - Polici Shqiptar Ndihmon Vrasësin të Largohet - Ndërsa Rama i Jep "Besën" Anarkisë

Latest from WAR

0 0,00