Të akuzuar për varësi nga adoleshentët.
Dënimet e mundshme vlerësohen nga 200 miliardë deri në 1.4 trilion dollarë.
Një nga betejat më të rëndësishme ligjore në SHBA mbi ndikimin e mediave sociale tek fëmijët ka filluar në Kaliforni, me 29 shtete që akuzojnë Meta-n se i di rreziqet që lidhen me përdorimin e Instagram dhe Facebook nga të miturit, pa marrë masa të mjaftueshme për t’i mbrojtur ata.
Shtetet pretendojnë se kompania shfrytëzoi veçori të tilla si njoftimet, pëlqimet, sugjerimet algoritmike dhe shfletimi pa fund, me qëllim rritjen e kohës që përdoruesit kalojnë në platforma.
Ata pretendojnë se dokumentet e brendshme tregojnë se drejtuesit e Meta-s ishin të informuar për problemet që lidhen me shëndetin mendor të adoleshentëve, duke përfshirë rastet e ankthit, depresionit, çrregullimeve të të ngrënit dhe vetëlëndimit.
Drejtuesit kryesorë të kompanisë, përfshirë Mark Zuckerberg dhe kreun e Instagram, Adam Mosseri, pritet të dëshmojnë në gjykatë.
Meta i hedh poshtë akuzat, duke argumentuar se të dhënat janë paraqitur pjesë-pjesë dhe se nuk është vërtetuar një lidhje shkakësore midis përdorimit të platformave dhe përkeqësimit të shëndetit mendor të të rinjve.
Në të njëjtën kohë, META citon masat që ka ndërmarrë për të mbrojtur të miturit.
Rreziqet financiare janë të mëdha, pasi dënimet e mundshme vlerësohen në 200 miliardë deri në 1.4 trilion dollarë, në një gjyq që përshkruhet nga shumë si gjyqi më i madh i 30 viteve të fundit.
Shtetet gjithashtu po bëjnë thirrje për ndryshime në mënyrën sesi funksionojnë platformat, siç janë kufizimet në disa veçori për fëmijët.
Çështja tashmë po përshkruhet si historike, pasi kujton betejat e mëdha gjyqësore të SHBA-së me industrinë e duhanit dhe mund të ndikojë në mënyrën sesi mediat sociale janë projektuar për brezat e rinj.
Nuk është rastësore që ky lloj gjykimi fillon në Kaliforni, tani që presidentcën nuk e kanë më demokratët. Por, teksa vallaha kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë, e shfrytëzuan maksimalisht Facebook-un për të bërë propagandën e pandemisë, dhe jo vetëm kaq mes tij çensuronin mendimin ndryshe, që sot rezulton i drejti.
Pse nuk i duan më të rinjtë në rrjete sociale? Për një arsye të thjeshtë, rrjetet sociale nuk i kanë më një Media të kontrolluar, mes së cilës mund të kalojnë linjën e tyre të propagandës.
Source: New York Post


